Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët - Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme

17 Tetor 2025, 20:20Ekonomia TEMA
Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët -

Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas periudhës së pandemisë. Investimet dhe risitë në sektorin imobiliar, veçanërisht në kryeqytet, kanë marrë hov të madh falë zhvillimeve të shpejta urbane dhe rritjes së turizmit. Kjo ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj, të cilët po e shohin tregun shqiptar si një mundësi premtuese për fitime afatgjata.

Sipas një prej portaleve më të mëdha evropiane të shitblerjeve, “Your Overseas Home”, Shqipëria renditet ndër vendet më të përballueshme për investime në pasuri të paluajtshme. Studimi ka analizuar tregjet e kryeqyteteve europiane dhe ka arritur në përfundimin se pronat në Europën Lindore ofrojnë më shumë vlerë për paranë krahasuar me ato në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Në listën e dhjetë kryeqyteteve më me vlerë për të blerë një pronë përfshihen Prishtina, Jerevani, Sofja, Zagrebi, Podgorica, Tirana, Shkupi, Baku dhe Sarajeva, duke e pozicionuar rajonin si një alternativë tërheqëse për investitorët.

Ndërkohë, sipas raportit të Deloitte për Indeksin e Pronës, tregu i pasurive të paluajtshme në Europë po përjeton një valë të re rritjesh. Polonia kryeson me rritjen më të madhe të çmimeve të banesave të reja, 19.3% midis viteve 2023 dhe 2024, e nxitur nga një skemë subvencionesh qeveritare që shtoi ndjeshëm kërkesën.

Në këtë panoramë, Shqipëria renditet menjëherë pas Polonisë, me një rritje prej 16.6% në çmimet mesatare të banesave të reja. Pas saj vijnë Bosnje Hercegovina dhe Izraeli (+12.7%), Hungaria (+11.9%), Kroacia dhe Rumania (+11.5%), si dhe Italia (+11.2%) dhe Greqia (+10.2%). Këto të dhëna tregojnë një prirje të qartë rritëse në rajon, të lidhur ngushtë me kërkesën e fortë dhe zhvillimet infrastrukturore.

Ndër qytetet me rritjen më të madhe të çmimeve spikasin Krakow (+28.1%) dhe Jerusalemi (+25.2%), ndërsa Tirana dhe Vlora renditen menjëherë pas tyre me një rritje prej 25% secila. Interesi i lartë i blerësve vendas dhe të huaj, sidomos në Vlorë, është shtuar ndjeshëm për shkak të zhvillimeve të mëdha në turizëm dhe investimeve infrastrukturore si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Bypass-i dhe Tuneli i Llogarasë.

Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjysmën e dytë të vitit 2024, rreth 50% e blerjeve të banesave janë financuar përmes kredive hipotekore, që mbulojnë deri në 60% të vlerës së pronës.
Koha mesatare për shitjen e një shtëpie është 9.3 muaj në nivel kombëtar, krahasuar me 10.5 muaj më parë. Në Tiranë, kjo periudhë është ulur ndjeshëm në 7.1 muaj, çka tregon rritjen e kërkesës aktive.

Interesi i blerësve të huaj është gjithashtu në rritje, 18% e shitjeve në gjysmën e dytë të vitit 2024 i përkasin jorezidentëve, kryesisht shtetasve të Bashkimit Evropian. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në mbajtjen e kërkesës së lartë dhe rritjen e çmimeve.

Në përfundim, të dhënat tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më të përballueshme, por edhe më premtuese për investitorët e huaj edhe pse çmimet janë rritur. Përveç çmimeve ende konkurruese për Europën, vendi do të përfitojë ndjeshëm nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, që pritet të rrisë vlerën e tregut dhe të nxisë një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e pasurive të paluajtshme.

8 Komente

  1. g
    goon

    po ca flisni mor ,tirana ska uje 24 ore ,dritat ikin si tja jape,ndotja fizike dhe akustike eshte e frikshme,sherbimet ne pergjithesi nuk jane cilesore,arsimi ka ikur per lesh duke pare cfare proshon ne pergjithesi ,kontrolli ushqimor nuk ekziston,mjejesia ka probleme madhore ne baze materiale dhe organizim qe i merr jeten cdo vit qindra qytetareve,transporti publik eshte i dobet ,trafiku po e po ,krimi i organizuar operon si ne mesjete me ekzekutime ne rruge .......po ca flusni mor aman

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju dhjefsha pasurite !

      Mese e drejte..... por keshtu ka qene tere jeten njerezimi kudo duke ju bere shpelarjen e Truve ! keta plehra Miliardere qe kane kaqe shume pasuri ! ne vend te kontribojne per " Humanizem " tek njerezit ne nevoje ! keta bejne propagante se si mund te Investojne ne pasuri te paluajtshme ! ju dhjefsha ne pasuri ! ndimoni njerezimin jepuni atyre te paafteve dhe ne nevoje nje dore ndime ! Ketyre Miliardereve kure te vdesin duhet tjua bejme dhe variin prej florriri ! ptu njerez muter ....

        2. V
          Vitalik

          Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]

          Përgjigjjuni
          1. V

            1. T
              Te dish me mire sesa te kesh

              Po po, bejeni dhe Tiranen si Milano ku milanezet nuk po e gezojne me qytetinne vet. Ku njerezit nuk shkojme me te punojne edhe kur fitojne konkurset per ne gjykata apo shkolla, pasi nuk i perballonte dot me qerate apo cmimet e shtepive. Tirana do behet qytet Vetem per te huajt per t u braktisur pas shperthimit te flluckes se banesave

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                A po se ke te sigurte pronen?Budallenjte e huaj se shqiptaret e dine kete pune!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje