480 mijë persona në rrezik varfërie, kanë të ardhura 20 mijë lekë në muaj

16 Tetor 2025, 21:20Ekonomia TEMA
480 mijë persona në rrezik varfërie, kanë të ardhura 20

Afro një në pesë individë në Shqipëri jeton në pragun e varfërisë. Në numër, janë 480 000 individë të cilët kanë  të ardhura të ulëta, e që kërcënohen nga rreziku i një jetese pa standardet minimale.

Të dhënat që nxjerr INSTAT për vitin 2024, tregojnë se në krahasim me vitin 2023, vihet re një ulje me 30 mijë njerëz që jetojnë në kushte të vështira.

Pragu i të ardhurave që ndau varfërinë në vitin 2023, ishte 680 lekë në ditë ose 20 400 lekë në muaj.

Familjet më të predispozuara për të rënë në varfëri janë ato që kanë fëmijë nën varësi më të vegjël se 18 vjeç dhe që jetojnë të paktën me një prind, kurse rreziku është më i ulët tek ato familje që nuk kanë fëmijë.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër dhe në mungesë të tyre, do të ishte 37% e popullsisë që do të rrezikonin të binin në gjendje varfërie.

Ndërkohë, të ardhurat mesatare mujore për frymë vitin e kaluar ishin 51 000 lekë, me rritje rreth 1000 lekë në krahasim me vitin 2023.

8 Komente

  1. p
    pomo

    Kjo foto duket si Piktura e Dites - Natyre e qete migjeniane.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Ndersa Arlind Qori deklaroi ne emisionin e Arbanes qe ka 20 milion leke kursime ne bank. Komunisti ka 20 milion, imagjino sa kane ato te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Po ti kete me pune te ndershme zoti ja shtofte!Si tja bejme atyre te tjereve qe i marrin me karriken e zyres se pushtetit?

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Z

        .....rruga e zgjidhjes? Pembysja dhe burgosja e qeveritareve dhe kopukeve politikane te korruptuar dhe hajdute. Merrni shembu nga Nepali dhe jo nga byhe - qiret e LGBTQ te Evropes Pristitute e bushur ne jevgj dhe arabe.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ore shkoni kontrolloni llogaritē bankare kētyre se duhet ti kenē plot.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Biku

            Po Rama thote qe po ja kalojme gjithe Europes nga zhvillimi apo po tallet.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Rendesi ka qe fituam me Serbine po dhe bar do hame.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                BRAVO BENI TANI EDHE CMIMIN I BARIT PO RRITET

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje