Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të cilës i është hapur drita jeshile nga udhëzimi tashmë në fuqi për përcaktimin e zonave prioritare të zhvillimit.
“Paketa e Maleve” synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.
Ligji i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti, jep mundësinë e kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimi.
Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj.
Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.
Tashmë që ka hyrë në fuqi udhëzimi i cili përcakton zonat me përparësi zhvillimi, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar. Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit. Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.
Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat. Gjithashtu do të kenë përparësi në përfitimin e granteve, kryesisht për projekte agroturistike dhe përpunuese. (Scan)
Kjo eshte GRABITJA perfundimare e pronave ne Shqiperi. Sngelet me asgje
Ligj I mire
Njoh shume njerez qe te paret e tyre kane blere alla shqiptarshe toka,paguaj jep doren me nje gote raki dhe e gezofsh.Neper fshatra i dine tokat e njeri tjetrit ku i kane,shteti i di mire pse behet kjo ,ne fund behen si te habitur dhe thone pse u vrane e pse shkojn neper gjyqe pa kufi Shqiptaret.Kur i merr tjetrin pasurine i ke marre jeten,kur i merr jeten pse i duhen te tjerat.
Kujdes!Hijenat po presin prenë e radhës.Ti shkosh në fund ëndrrës do paguash miliona për "nderet"që do të bëjnë!Ata do jenë përfituesit e kësaj nisme.Tek e fundit do pastrohen edhe ca para të pista!Këto nisma janë artfica për të mbuluar dështimin e radhës për kompesimin e pronarëve.
Ah që s'na ndodhet 1 euro.
Kush perfiton ? Perfitojne oligarket e kryerrobshkerdhyerit te rilindjes ,eshte e njejta gje qe beri dhe Sali krimineli 1 euro, metri ,keta s kane ndryshim nga njeri tjetri ,thjesht njeri vrau ,tjetri ta con aq thelle thiken sa detyrohesh te vrasesh ,thua se shqiperia eshte e mbushur me toka
Po ca po i ben ketij vendi o Ramut ? Do ti vini shkelmin e fundit ? Do ti perzini te gjithe shqiptaret ? O Antishqiptare dhe mosmirnjohesa te ketij vendi qe ju polli ,po na zevendesoni me serbe e greke ,po na therni me pambuk.Zoti ju ardhte hakut me padrejtesite qe po i beni ketyre trojeve te lara me gjakun e paster te qindra mijra patrioteve.Po ik o bastard se e shkaterrove dhe i shite ato pjese qe kishte lene qoftelargu para teje.Te njejten axhende po zbaton edhe ti si Salplehu,ate te pergatitur ne beograd e athine.FU