Çmimet e banesave, kreditë e shtrenjta mbajnë familjet në shtëpi me qira

7 Korrik 2023, 19:31Ekonomia TEMA

Çmimet e banesave, kreditë e shtrenjta mbajnë familjet në

Çmimet e qirave të banesave në kryeqytet janë aktualisht në nivelet më të larta historike.

Shtrenjtimi i interesave të kredive bankare, po e bën më të vështirë blerjen e një apartamenti dhe për këtë arsye shumë familje janë detyruar të vazhdojnë me qira.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet variojnë mesatarisht nga 600 euro në zonën e qendrës, 500 euro në rrugën e Elbasanit duke vijuar me 300 euro në zonën e Ali Demit dhe të Astirit, ndërsa mundësitë më të lira për qira janë në zonën e Freskut me 250 euro. Këto çmime ndërkohë variojnë ndjeshëm në bazë të sipërfaqes dhe kushteve të mobilimit.

Sipas konsulentit imobiliar Dorjan Spahiu, në muajt e parë të vitit tregu është shfaqur i qëndrueshëm, për shkak se klientët kanë zgjedhur të mbajnë banesat ekzistuese me qira, pasi në të kundërt rinovimet e kontratave do të kishin çmime më të larta.

Në shtator, me fillimin e vitit akademik, konsulentët imobiliarë paralajmërojnë një rritje të qirave të shtëpive.(A2)

Lini një Përgjigje