Çmimet e rritura ulin borxhin publik në nivele rekord

26 Prill 2023, 21:50Ekonomia TEMA

Çmimet e rritura ulin borxhin publik në nivele rekord

Qeveria duket se është subjekti i vetëm që po i gëzohet rritjes së çmimeve, jo vetëm prej shtimit me qindra miliona euro të të ardhurave buxhetore, të produktit të Brendshëm Bruto, por edhe prej përmërisimit të treguesve të borxhit publik. Çmimet rekord, të cilat po vijojnë edhe gjatë këtij viti, kanë ulur në nivele rekord vlerën e borxhit publik të matur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.

Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, borxhi publik rezulton sa 63,2% e Produktit të Brendshëm Bruto. Për të kuptuar sa e fortë është rënia, mjaftojmë të kujtojmë se në vitet 2020-2021, borxhi i jashtëm ishte më shumë se 74% e Produktit të Brendshëm Bruto, pra me rënie prej më shumë se 10 pikë përqindjeje në një hapësirë kaq të shkurtër kohore.

Në fund të tremujorit të parë 2023, Produkti i Brendshëm Bruto sipas parashikime vjetore të Ministrisë së Ministrisë së Financave rezulton 2.176 trilionë lekë, me rritje prej thuasje 2% krahasuar me fundin e vitit 2022.  E krahasuar me vitin 2021, Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 17.2% sipas parashikimeve vjetore të Ministrisë së Financave.

Ecuri kaq pozitive të borxhit publik në raport me PBB-në e ka parashikuar edhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj përfundimtar për vitin 2022. Sipas saj, Raporti i borxhit publik bruto ndaj PBB-së në fund të vitit ra në 63.3% të PBBsë, rreth 9.9 pp më i ulët sesa niveli i vlerësuar në fund të vitit 2021. Kjo rënie i atribuohet rritjes së shpejtë të ekonomisë në terma nominalë, mbiçmimit të monedhës vendase kundrejt euros, si edhe konsolidimit fiskal.(Lorenc Rabeta)

1 Komente

  1. M
    Macja

    Kush i paguan çmimet e larta? Dhe kush perfiton?

    Lini një Përgjigje