Një punonjës i huaj “kushton” 3000 euro në muaj

26 Prill 2023, 21:40Ekonomia TEMA
Një punonjës i huaj “kushton” 3000 euro në muaj

 

Eksperti Erjon Muça liston hapat që duhet të ndjekë për të punësuar një të huaj dhe kostot që sipërmarrësi shqiptar ka.

Minimalisht kushton 2500 deri në 3000 euro në muaj”, shprehet ai.

“Kostoja që një kompani shqiptare duhet të paguajë për një punonjës të huaj fillon që nga kërkesa që bën dhe fija që duhet t’i paguajë kompanisë së ndërmjetësimit që mund të jetë lokale, kombëtare apo ndërkombëtare, fije e cila shkon një deri në dy pagat e muajve të parë që kjo kompani i jep punonjësit të saj. Së dyti një punonjës që vjen nga jashtë ka të nevojë për plotësimin e një sërë dokumentacioni, i cili ka kalvarin e vetë të proceseve dhe hapave që në fakt ka kosto në kohë dhe në të ardhura për kompaninë”, vijon ai.

Gjithashtu sipas Muços për sipërmarrësin shqiptar është rrisku që shumë punonjës që vijnë nga vendet e botës së tretë e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për të kapërcyer në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian.

2 Komente

  1. M
    Mjalti

    Jepjani punëtorit shqiptar ate rroge!!!!!!!!!!!!!!!! Përndryshe jeni tradhtare te vendit.

    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      E çfar eksperti qenka ky , sa paguhet nje punetor ne vendet e BE? Perse ketu ne shqiperi i fryejnepagat per te huajt ? .Ne Shqiperi demokracia erdhi mbrapsh ,sipermaresit mendojne vetem per te fryre xhepat e tyre .

      Lini një Përgjigje