Ministria e Energjisë: Shell nuk u tërhoq nga kërkimet për naftë në Shpirag

15 Prill 2024, 17:51Ekonomia TEMA
Ministria e Energjisë: Shell nuk u tërhoq nga kërkimet për

Ministria e Energjisë deklaroi sot (15 prill 2024) se kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag. Ministria thotë se aktualisht po kërkohet një zgjidhje teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.

Lajmi se Shell është tërhequr bazohet në një raport të kësaj kompanie për treguesit financiar të tremujorit të parë ku thuhet se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, në Shqipëri.

Njoftimi i Ministrisë

“Procesi i kërkimeve për naftëgazmbajtjen në zonën e Shpiragut, si një ambicie strategjike dhe program afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, nisur me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone. Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.

Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi. Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.

Por në kushtet e diziformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.

Është për të ardhur keq që me një ngut cinik disa burime dizinformimi kanë rendur të njoftojnë dështimin e kërkimeve në një prej vendburimeve më të rëndësishme të vendit tonë, duke u përpjekur të bëjnë politikë partiake edhe me këtë proces tërësisht teknik dhe qartësisht me interes kombëtar. E sigurojmë opinionin publik, se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese’

12 Komente

  1. F
    Feim

    Informacion për debilat,se tashmë kushdo e di që Shpiragu doli një flluskë sapuni! Prisni,do shikoni si do dalë bllof edhe turizmi, aeroporti i Vlorës dhe të tjera " mrekulli" te Gollakut. Asgjë përveç vjedhjes nuk di të bëjë Ed Rama.

    1. S
      Sqepari

      ...gjollogjia shume specifike..., qarte, pra eshte sic thote artikulli. Lamtumire fond i leshit e i preshit !

      1. c
        ce

        por skuthi i foltores gjobevenesi i koncensioneve hidroelektrike Ennnno Bozzzzzdo ishte ne orgazem nga gezimi se Shell kishte deshtuar. As Presidenti Serb nuk do gezohej aq shume per nje lajm te keq per shqiptaret sa ky skuthi hunderr i foltores se vicidolit qe sheh endrra poshte dritares se imam haxhi dede sali dumbabes se do behet perseri zv. minister. pika qe s'te bie ty o Ennnno dhe minut tend Muli molotovit.

        1. X
          Xha Jahua

          Nxireni me thithje

          1. C
            Cuni lagjes

            Nuk e thithim se i bjen me vjedh naften e Arabis Saudite, ngaqe kishte te njejtwn cilesi i bjen te jen te lidhura rezervat nentoksore. Ne nuk e kemi ne gjak te vjedhim, por vetem te mashtrojm qytetaret.

          2. R
            Real

            Hipokrizi,hipokrizi,hipokrizi eshte e gjithe vepimtaria e ripjelles.

            1. N
              Noci

              Derisa e ka thene Muli ky gjithollog i Ri themelimit qe qeveria ka gënjyer per naften e Shpiragut duhet t'a besojne.Dhe sa te gezuar jane opozita,opinionistet per shyqyr qe nuk u gjet naften,ku ne fakt nata eshte por me sa duket problemet teknike te firmes i di ajo dhe nuk na pyet ne

              1. V
                Vetetima

                Kete deklarate sipas gjithe standarteve nderkombetare duhet bej Shell,permes nje Njoftomi per Shtyp (Press Release). Cdo veprim tjeter eshte propagande per nje populli, qe eshte mesiar te genjehet ne keto 80 vjete. Alfons Dode thoshte:NeTaraskone ska genjeshtar, ka. njerez qe genjehen. Ne pritje te Deklarate s te Shell

                1. L
                  Lindita

                  Shell nuk terhiqet kurre nga Nafta e Shqiperise, por deklaron humbje kur kryeministri i paduruar propagandist ve i pari "tiganin ne zjarr kur peshku eshte akoma ne det".

                  1. K
                    Korcari

                    Nuk ka gje presim ne edhe po nuk u gjet gje tani qe te gezohet Rama e ????Balluku le te gezohen femija mbas 100 Vjetesh,aty eshte nafta.

                    1. Z
                      Zagali

                      Le te haj mut Flamur Noka qe thot se ne shpirag nuk kane filluar punimet se nuk ka nafte. Qeveria genjen. Ky lumadh ka shkuar per lesh se ja ka pjerdhur mendjen Saliu te dritare e banjos.

                      1. B
                        Ben labi

                        Shell do te qendroje per hater te Edit! C’e gjeti shtepine tone. Peshku ne det tigani dhe tepsia e qeverrise shtruar! Haa….!

                        Lini një Përgjigje