Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor.
Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu.
Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra.
Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila parashikon edhe bonuset dhe indeksimet në pensione.
“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar.
Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus. Kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që ne do të vëmë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit.
Është një shumë e madhe, e rëndë për buxhetin e shtetit, por ne më në fund kemi arritur në atë stad të nivelit ekonomik që të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi mundësi që ato të ardhura të rishpërndahen te të gjithë brezat”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.
boll u tallet me te vobektit qelbesira!
po per grupet e invalideve , ata me perkrahje sociale , me ndihme ekonomike perse nuk i permende ? apo do ti genjeni sic bete ne prill , qe nuk u dhate asgje , por vetem demagogji dhe propogande keni ?? e trulloset miletin me kto miliardat , jo kaq jo aq , jo po ne vitin 2030 e budallalliqe , si e si ti largoheni realitetit... ama , sic ja beni njerve ne pike te hallit , ashtu ua kthefte edhe juve Zoti.. Amin.
ik moj debile , e pa afte
Kush është e pa aftë o xhambaz , e ke pasur në klasë ti ? Dëgjo o xhambas , ti dhe të tjerët që nuk e njofin Delina Ibrahimajn : Delina ka mbaruar të mesmen në Tiranë me të gjitha dhjeta dhe fitoi konkursin ndërkombëtar për studime në Universitetin Ekonomik BOCCONI të Milanos , një universitet italo- amerikan ndër tre më të famëshmit në botë për ekonomi . Këtë universitet e kanë kryer disa pinjollë të familjes Kenedi dhe plot politikanë të tjerë amerikanë.. . Vetëm për të hyrë në atë universitet ekonomik , garojnë nga të gjitha vëndet e botës dhe ata që fitojnë janë 5-7% . Delina është e vetmja shqiprare që ka kryer këtë shkollë , por nuk besoj që , edhe më gjërë të ketë kuadro që kanë studiuar në këtë shkollë .
Po zonja ish zv kryeministre dhe ministreshe e ministrise qe thithe miliarda leke te buxhetit tte shtetit cfare shkolle ka bere, ate te gllaberimit?
Qe znj. Delina ka mbaruar Boconin, nuk e ve njeri ne dyshim, dhe se di te zgjidhe ushtrime te algjebres,gjeometrise matematikes e kontabilitetit shume mire edhe kete po e pranojme por, qe sasine e bonusit sipas kontributeve qe kane dhene per skemen keta pensionistet dje dhe marin lemoshen sot kete nuk e ka llogaritur fare. Se te ardhurat e nje pensionisti ne fshat( token qe ju dha pa leke, prodhimin qe shet pa paguar taksa dha ka BENZ-in prapa shtepise) i ka me te larta se nje pensionist qe ka kontribuar 40 vjet pune dhe merr pension 205 apo edhe 350 mije. E keto llogari,kjo Znj.Delina nuk I ka bere mire. Se pergjigja e saj ne kete rast do te jete shfajsuese.." nuk e caktoj une se si shperndahet..."...".. une bej llogarite".