Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale dhe zhvlerësimi i euros, probleme kryesore

23 Nëntor 2025, 18:31Ekonomia TEMA
Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale dhe

Edhe pse eksportet shqiptare tregojnë shenja “jete”, në muajin tetor ato u rritën vetëm me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, nënsektori i fasonerisë po përballet me vështirësi të mëdha, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në një situatë të komplikuar, ku eksportuesit shqiptarë kanë shumë të vështirë të dalin.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar në tregjet e huaja u derguan vetëm 4 mijë ton tekstile dhe këpucë, duke shënuar një rënie prej 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Është një sfidë e madhe, por bizneset po përpiqen të gjejnë mundësi në tregje të reja. Megjithatë, së pari duhet të ndalet kjo hemoragji e eksporteve, e cila përkthehet në rënie të punësimit dhe humbje për bizneset, duke bërë që eksportuesit shqiptarë të orientohen gjithnjë e më shumë drejt tregjeve të reja”, u shpreh Edvin Prençe, kreu i shoqatës Pro-Export Albania.

Rritja e pagës minimale nga 400 në 500 euro duket si një ndihmë për punëtorët e sektorit të fasonerisë dhe jo vetëm. Por, së bashku me zhvlerësimin e euros, kjo mund të rrezikojë falimentimin e shumë fasonerive.

“Sektori privat duhet të përballet me çdo rritje të pagës minimale, pasi kjo është e detyrueshme duke marrë parasysh rritjen e çmimeve. Por, nëse kjo rritje nuk shoqërohet me iniciativa qeveritare për ta përforcuar, ajo mund të kthehet në një goditje të re për bizneset shqiptare”, shtoi Prençe.

Edhe pse partnerët kryesorë tregtarë të vendt mbeten vednet e rajonit, sipas të dhënave nga INSTAT ka patur diversifikime edhe në vendet Afrikane apo ato Aziatike./vizionplus.tv

3 Komente

  1. V
    Vjedhje kursi valute

    Kam humbur 10 000 euro nga çvlersimi saj qē prej vjeshtēs 2022.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Qartesohuni mire qe behet fjala per breke dhe kanatjere me material porositesi , se per nje moment kujtova se cfare eksportojme ne qe po kerkojme tregje , kjo per faktin e thjeshte qe ne ....nuk prodhojme asgje qe mund te quhet made in Albania

      Përgjigjjuni
      1. a
        asd

        Vjedhja e kursit te valutes behet nga Banka e Shqiperise me urdher te Rames. Arsyeja eshte sepse qeveria blen euro per te paguar borxhin publik qe ne fakt eshte ulur ne 40% por ne kurriz te perdoruesve te euros. Deri ketu duket sikur qellimet jane te mira pasi ulet borxhi publik, por kjo e lejon qeverine per borxhe te reja qe sjellin proojekte, tendera dhe korrupsion shtese. Nga e di une kete? Para disa javesh FMN i "terhoqi vemendjen" qeverise shqiptare per nderhyrjet e saj ne kursin e kembimit te monedhave. Komenti im eshte perkthim i kketi lajmi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje