Miratohet në parim projekt-buxheti për vitin 2026 dhe paketa për “Paqen Fiskale” vetëm me votat e mazhorancës

20 Nëntor 2025, 08:50Ekonomia TEMA
Miratohet në parim projekt-buxheti për vitin 2026 dhe paketa për

Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për vitin 2026, si edhe paketën për “Paqen fiskale”.

Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër gjatë seancës që nisi në orën 10:00 (19 Nëntor) dhe zgjati deri në orën 03:00 (20 Nëntor).

Të pranishëm në sallën parlamentare ishin 112 deputetë në momentin kur aktet kaluan për votim.

“Buxheti 2026” u miratua me 83 votat e maxhorancës, ndërsa opozita siç kishte paralajmëruar votoi kundër.

Ndërkohë socialisti Erion Braçe doli nga “rreshti” duke mos votuar pr.ligjin “Për sistemin e taksave vendore”

Ndërsa Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin e 2 projektligjeve, “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe atë për “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

3.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër

4. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)

5. Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

6. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)

7. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

8. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)

9. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

Lini një Përgjigje