Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit deklaroi se pr.buxheti i vitit 2026, është historik. Ai u ndal te të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe Banka e Shqipërisë në raport me varfërinë, të ardhurat, dhe ndryshimin e peshës së ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare.
Kreu i qeverisë deklaroi se sipas Eurostat, Shqipëria ka nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia.
“Varfëria dhe të ardhurat, pikërisht këtu, tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja pse jemi në mandatin e 4-të. Shqipëria është më pranë mesatares së BE-së në këtë aspekt”, deklaroi Rama.
Ky i fundit theksoi më tej se duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e disponueshme reale të familjeve shqiptare janë rritur mesatarisht 4-5% në vitet 2021-2024.
“Ndryshimi i peshës së ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare i cili ishte afro 50% si peshë në buxhet kur kemi marrë detyrën dhe sot është nën 40%. Sipas BSH të ardhurat e disponueshme reale të familjeve shqiptare janë rritur 4-5% në vit në 2021-2024. Po e mbyll me FMN-në i cili jo më larg se pak ditë më parë tha: Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme”, shtoi Rama.
Kryeministri u ndal gjithashtu dhe te hapja e të gjithë grupkapitujve me BE-në, duke i bërë të qartë opozitës se lufta ndaj korrupsionit është një prej arsyeve kryesore që ndikoi në këtë aspekt.
“Isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi gjithë kapitujt e negociatave. Çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
Sepse po të mos e mendonin këtë, nuk do i hapnin kapiutujt e negociatave dhe ndërkohë ju se kenmi kuptuar se në këtë vend punët janë ndarë. Sa kohë do bëni prokurorinë popullore, do vazhdoni të jeni aty ku jeni gjithnjë e më të tkurrur”, përfundoi ai.
Ky eshte nje idiot! Shqiperia vendi me i varfer i Evropes dhe thote kemi nivel me te ulet rreziku!!
Ti je Kosovar jo Canadien. I njejti fisshkerdhyer qe ve nickname "Jugu", "vlora", "Dibra", "tirane", "Tetove", "Berlin". I vetmi faj qe ka Edi Rama eshte qe s ju ve kufirin ne maj te thanes si Enveri kancerit te krahines tuaj
Kurse ti je nje cope muti patronazhisti, qe ben pjese ne gjirizin e surrelit, qe ka permbytur kete vilajet-qenef.
Ky ne Shqiperi jeton?
Nuk ka rrezik fare, se jena t'shtri per toke krejt. Ene po rame nuk vritena fare, se jena te vram, t'marum komplet. PRe ket ke merita te padiskutushme.