Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar për Report Tv se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët. Malaj tha për gazetaren Eliza Gjediku se qeveria shqiptare është në proces të ristrukturimit të skemës së pensioneve, me synimin që ajo të bëhet më e qëndrueshme dhe të garantojë pensione më të larta në vitet e ardhshme.
Sipas tij, ndërsa po kryhet vlerësimi i plotë i skemës aktuale dhe përpara se të paraqiten propozimet konkrete për ndryshimet, është vendosur që pensionistët të mbështeten menjëherë me një skemë bonusi të përmuajshëm.
Ai sqaroi se bonusi i përmuajshëm do të jetë proporcional me kontributet që pensionistët kanë paguar ndër vite. Kjo do të thotë se pensionistët që kanë kontribuar më shumë në skemë do të marrin të ardhura më të larta. Ndërsa ata me kontribute më të ulëta do të përfitojnë më pak.
“Qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një ristrukturim të skemës së pensioneve, në mënyrë që ta bëjmë më të qëndrueshme, do garantojë pensione më të larta për pensionistët. Përgjatë vlerësimit që po i bëjmë skemës dhe ku do vijmë me propozime konkrete, kemi menduar që të vijohet me skemën e bonuseve, ta quajmë të ardhura mbi pensionet, që do paguhet çdo muaj dhe do shoqërohet dhe me ndryshimet strukturore që do i ti bëjmë skemës së pensioneve.
Është menduar që e ardhura shtesë që u jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributin që kanë patur pensionistët ndër vite. Ata që kanë kontribuuar më shumë, do marrin të ardhura më shumë, ata që kanë pas kontribut më të ulët do marrin të ardhura më të ulët se grupi tjetër”, tha Malaj për Report Tv.
Po ju a jepni dhe me pas ju a merrni po nuk e terhoqen ne kohen tuaj hajde qenveri hajde......
Akoma po na vidhni me këto skema,megjithse rroga ime ka qënë 50000 lek në muaj pronari në sigurime më hidhte 18000 lek rrogën dhe paguante më pak sigurime,ne kemi qënë të detyruar të mos ndiheshim se po të kërkoje pagën reale ikje nga puna,po shteti nuk i dinte këto skema,a ka faj shteti për këto vjedhje që na janë bërë,dhe sot bëjnë të pa diturin...
Nuk po kuptojmë se kush është më i madh kryeministri apo ministri i financave seose kryeministri thotë që do ketë rritje të përhershme çdo muaj kurse ky tjetri thotë se do ketë bonuse mujor. Jo more zotrote ministër nuk duam bonuse por duam rritje të pagës ashtu siç na është premtuar, ndyshe nuk jeni gjë tjetër veçse mashtruesa me në krye kryeministrin të atij elektorati që po tëju mbajë në pushtet. Mos i zhgënjeni ata që ju duan.
Nuk jam i qartë pse nuk bëjnë rritje pensioni kur çdo nuaj do jepen bonuse, pra para do dalin nga buxheti çdo muaj. Talleni ju me shtresën që janë përjashtuar nga jeta aktive dhe ndihen të abandonuar nga gjithçka jo vetëm nga shteti por në raste të veçanta edhe nga fëmijët. Nuk e di por si qytetar ndihem i zhgënjyer.
Kush genjen nga ju te dy : Ti mender minister apo Ai mender kryeminister ? Turp tju vij qe flisni kuturu dhe talleni me kete shtrese qe ka 13 vjet ju mban ne pushtet , apo e hodhet lumin dhe tashti thoni , te dhjefsha KALIN ? Plera