FMN: Anëtarësimi në BE, shansi i madh i Shqipërisë për zhvillim

13 Nëntor 2025, 19:16Ekonomia TEMA
FMN: Anëtarësimi në BE, shansi i madh i Shqipërisë

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, gjatë fjalës së tij në Kolegjin e Evropës në Tiranë, vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar integrimin “një mundësi historike për zhvillim dhe reformë të thellë”.

“Historia e Shqipërisë gjatë tre dekadave të fundit është një histori transformimi – nga tranzicioni dhe reformat, te rindërtimi, rritja e qëndrueshme dhe modernizimi”, tha Kammer, duke shtuar se vendi ka qenë “mes më të suksesshmëve në rajon, me një rritje mesatare mbi 4 për qind në vit”.

Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje ekonomike, por “një proces që lidhet me vlerat e përbashkëta, forcimin e institucioneve dhe angazhimin për një të ardhme evropiane të përbashkët”.

“Anëtarësimi në BE përbën një mundësi historike. Përvojat e zgjerimeve të mëparshme tregojnë se vendet e reja anëtare kanë fituar rreth 30 për qind në të ardhurat për frymë brenda 15 vjetëve nga anëtarësimi”, u shpreh Kammer, duke theksuar se “përfitime të ngjashme mund të përgjysmojnë hendekun e të ardhurave me BE-në brenda një brezi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se këto përfitime nuk janë automatike dhe kërkojnë reforma të thella strukturore, veçanërisht në qeverisje, sundimin e ligjit dhe klimën e biznesit.

“Qeverisja e dobët mbetet një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e biznesit në rajon. Përmirësimi i saj jo vetëm do të rrisë besimin e investitorëve, por edhe do të ulë emigracionin e të rinjve të talentuar”, theksoi Kammer.

Në përfundim, ai nënvizoi se reformat e mira janë më shumë sesa instrumente ekonomike – ato ndërtojnë besim dhe garantojnë sukses afatgjatë.

“Përtej ekonomisë, këto reforma ndërtojnë besim – themelin e çdo shoqërie të suksesshme”, përfundoi Kammer në fjalën e tij në Tiranë.

2 Komente

  1. E
    Emilia

    U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje