Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do shkojë 700 euro

12 Nëntor 2025, 17:19Ekonomia TEMA
Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish premtimin për rritjen e pagës minimale në vend në 500 euro, duke filluar që nga janari i vitit 2026.

Komentet Rama i bëri në një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, ku tha se rritja në 500 euro e pagës minimale do të bëhet jo vetëm për sektorin publik, por edhe për atë privat.

Shefi i ekzekutivit shtoi se vijimi i rritjes së pagës minimale do të vijojë edhe në vitet në vijim, duke shkuar në fund të këtij mandati në 700 euro.

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do ti paguajë qeveria.

Punëdhënësit do të duhet që t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype, sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.

Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputeti i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm, nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka, 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd”, tha mes të tjerash Rama. 

5 Komente

  1. E
    Emilia

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une

        Po pse 500 e jo 300 psh apo 600,na shpjego se me sa mund ti perballoje shpenzimet “minimale” nje punonjes me page minimale,nuk flitet ne ekonomi si gjyshja ime ndjes past,merr 500 mije lek.O artist ne ekonomi flitet me sa permbushen nevojat e minimumit jetik per nje te punesuar apo familjar,akoma me metoda kafenesh do funksionojme ne?!Leket jan mjet kembimi qe i permbushin nevojat perfituesit nqse nuk rregullohen cmimet dhe sherbimet coje dhe 2 mije prap cmimet do ta cojne ne te njejten vler kembimi si tani sepse nuk bien nga qielli leket edhe ai biznes qe do i paguaj do ti marr nga diku.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Ganiu

          Ky zoteria qe rrit rogat , me mire mos ti rrise fare , per te shmangur efektin zinxhir negativ.Vendi nuk prodhon asgje esenciale kjo eshte celsi i efektit negativ qe krijohet, cdo gje varet nga importi i mallrave qe nga shkuma e rojes e deri tek mielli i bukes.E per sa kohe qe vendi nuk prodhon TREGU diktohet vetem nga IMPORTI dmth IMPORTUESIT vendosin cmimet sa i duan ata.Ne keto kushte nuk mund te ndodhe kategorikisht qe Tregtari te ule cmimet kur qeveria ngre rrogat kjo eshte qesharake ta mendosh.Ulja e cmimit ne kushtet e rritjes se rroges mund te ndodhte vec ne nje rast :PO TE KISHTE PRODHIM VENDAS qe ti bente presion tregut me ane te sasise dhe cilesise.Por mqs Prodhimi agrar dhe industrial po shkon per lesh dmth cmimet i diktojne IMPORTET dhe IMPORTUESIT dhe JO TREGU, se tregu eshte si ai femija qe kur qan do te pije keshtui qe biznesi nese ka kerkese per 1 ton importon fiks 1 ton ose edhe me pak qe ta shesi shtrenjt sa do ai e mos te paguaje edhe dogane fjala bie, por Jo me shume qe ta shesi lire.E pra keta palaco biznesmene e tregtare se bashku me kete palaco shtet qe ben sikur rrit rrogat dhe pensionet , bejne sehir se si vit mbas viti populli i ble artikujt me shtrenjte pasi Jane vete arkitekte te kesaj masakre ekonomike qe iu behet shqiptareve ,e ky diskutim vetem per mallrat e konsumit, por kjo ndoddh gjithandej edhe per mallrat e tjera dhe per sherbimet, dhe ne fund shqiptari i shkrete shikon qe i hyne ne xhep 10 leke dhe i dolen 20 vetem per te blere vetem buke me kos ashtu si ka blere gjithmone

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selitasi

            Unë nuk i hyjë asnjë komenti por kam vetëm një pyetje : Çfarë kuptojmë me pgë minimale 500 euro kur pensionet janë akoma nën 18000 lekë ?? Pra, çfarë kuptonë Kryeministri me fjalën pagë minimale. Unë si qytetar jo i pa shkollë kuptojë që asnjëri nuk do të firmos në bordero ose në bankë ose në postë ku shpërndahen lekët një pagë jo më të ulët se 500 euro. Ndryshe gjeni terma të tjera për të maxhtruar popullin që vazhdon tju mbajë në pushtet. Të vdesi Ssliu dhe disa të tjerë kopuk që e ndjekin nga pas do shikoni se sa vleni. Z. Kryeministër apo ministri përkatës të na jap spjegimin përkatës për termin : pagë minimale.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje