Biznesi e pret me shqetësim rritjen e pagës minimal: Puna është mall, ka kosto, çmimin e saj s'e përcakton shteti

9 Nëntor 2025, 20:39Ekonomia TEMA
Biznesi e pret me shqetësim rritjen e pagës minimal: Puna

Nga janari i viti të ardhshëm, paga minimale rritet në 500 euro nga 400 euro që është aktualisht.

Synohet që rritja e radhës të jetë në 2028 për të arritur në fund të mandatit në 700 euro në muaj.

Komuniteti i biznesit e kundërshton këtë rritje të pagës me ligj. Sipas tyre buxheti i pagave dhe sigurimeve do të rritet me 25% gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo nuk është një kosto e vogël.

Gjergj Leqejza sipërmarrës në sektorin fason thotë se shteti nuk mund të të ndërhyjë në një marrëdhënie punëmarrës-punëdhënës.

“Puna është mall. Çdo mall ka një kosto dhe këtë kosto nuk mund ta vendosë qeveria. Rritja e pagave bazohet në produktivitet. Biznesi është i pari që është i interesuar që të rriten pagat për punonjësit, pasi kjo ndikon direkt në eficiencë dhe stimulim më të lartë. Por rritja e pagës me ligj ka më shumë efekt negativ në aktivitetin ekonomik”, tha Leqejza gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizon Plus.

Por qeveria ka vendosur që për nëntë muaj të kompensojë kostot e rritura për bizneset, duke subvencionuar vetëm pjesën që paguan punëdhënësi, konkretisht, 15% sigurimet shoqërore dhe 1.7% sigurimet shëndetësore.

“Nuk më duket serioze kjo skemë e propozuar. Është një mënyrë për të shpërdoruar paratë. Biznesi ose e përballon, ose nuk e përballon një rritje të tillë të kostove. Kompensimi me nëntë muaj nuk është zgjidhje është thjesht një zgjatje e agonisë për ato kompani që nuk e përballojnë dot këtë kosto të shtuar në buxhetin e tyre”, tha Leqejza.

Biznesi thotë se rritja e pagave duhet të vijë si pasojë e një mjedisi ekonomik më stimulues dhe më favorizues për sipërmarrjen. Por një rritje e pagës me ligj ka gjasa të nxisë më tej informalitetin, të paktën këtë tregojnë studimet.

9 Komente

  1. a
    aristokrat ish -katunar

    Hihihihi ,biznesi ne Shqiperi ,me disa perjashtime ,prej instalimit te shkerdhatokracise,1992 e deri sot vazhdon me evazionin fiskal gjigand dhe nuk pjerdh as per shtet edhe as per tatimor.Hihihihi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Biznesmeni I mesem

      Dikur punetori ne rrobaqepesi paguhej 500 l te reja dhe I pa siguruar bizneset mbushi thaset me para punetori nuk merret rroge per te ngrene nje vakt.Ne te gjithe voten caktohet paga minimale nga shteti dhe mire bejne

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        ka edhe vende si Belgjika ku ne muajin prill te cdo viti, behet indeksimi i rrogave (edhe per privatin) nga ana e shtetit, ne baze te inflacionit vjetor, vjet per shembull ishte mbi 8%, ndersa ka vende si Italia ku indeksimi eshte i rreme me 1%, nderkohe qe inflacioni rritet 10%!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Parruca

        Keta fasonet jane skllavopronaret me te medhenj. Po nuk rezistuan dot le te falimentojne, do lirohet fuqi punetore per te mbuluar sektoret e tjere qe i rezistojne rritjes se pagave. Shqiperia ka nevoje per puntore, nderkohe qe punetoret jane te bllokuar me paga skandaloze tek keta gjakpires. Keta monstra para 15-20 vitesh jo vetem qe abuzonin me pagat, me kushtet por edhe me dinjitetin njerezor te punonjesve. Ishte kohe kur Rama shkonte ne Itali dhe ne takime zyrtare mburrej qe ne Shqiperi ska sindikata, ejani investoni se nuk ju thote njeri kur i trajtoni punonjesit si skllever.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miliardereve kokes me Ligje !

          Nje pjese e Biznesmeneve dihet se si i kane ngirtur pasurite ! perjashto Bizneset e pastra te ngritur me mund dhe shume pune..... Por si nuk vene doren ne zemer per puntoret qe pa djersen e puntoreve te cdo lloje prefesioni ! Biznesmenet ngordhin ! Shteti le tju bie kokes ketyre Miliardereve ! ti detyroje me Ligje dhe shume mire ben.... perjashto ato Biznese te vogla qe skane mundesi mbase ?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miliardereve kokes me Ligje !

            Nje pjese e Biznesmeneve dihet se si i kane ngirtur pasurite ! perjashto Bizneset e pastra te ngritur me mund dhe shume pune..... Por si nuk vene doren ne zemer per puntoret qe pa djersen e puntoreve te cdo lloje prefesioni ! Biznesmenet ngordhin ! Shteti le tju bie kokes ketyre Miliardereve ! ti detyroje me Ligje dhe shume mire ben.... perjashto ato Biznese te vogla qe skane mundesi mbase ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sula

              Po boll me se i keni skllaveruar shqiptaret po gjetet hallexhij i shtypni koken jeni me legenet bizesmene qe as per buke su dalin leket e juaja

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fundërrinat!

                Ju o pronarë/mafiozë që e keni vënë pasurinë me çdo lloj krimi dhe poshtërsie meritoni të vareni të gjithë. veçse një më i poshtër se ju, Enver Hoxha, ju vinte hakut juve. Rroga minimale 500 euro në muaj është turp, kur çmimet e ushqimeve në Shqipëri, apo edhe të qirave, janë edhe më lart se ato në Europë. Ju duhet të rripeni të gjallë. Fundërrina. Të mendosh një çast të çosh vajzën apo gruan të punojë te ju. Më parë i vras me dorën time!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lani

                  Kuptohet bisnezet duan ti Martin leket krejt vet ptu ju shkerdhevfsha grate fort kretj busnizmeneve shqiptare

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje