Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, tha se buxheti 2026 është më i madhi që ka pasur vendi ynë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me gazetaren Megi Beshello, Bido u shpreh se brenda këtij mandati, paga minimale do të shkojë në 700 euro, çka do të sjellë një rritje edhe të pagës mesatare dhe të pagave më të larta.
Sa i përket rritjes së pensioneve, deputeti nënvizoi se ka një rritje galopante, e pakrahasueshme me çfarëdolloj rritjeje që është bërë ndonjëherë për pensionet në Shqipëri.
Ai shtoi se rritja e pensioneve që nis prej 1 janarit të vitit 2026, ka si qëllim që brenda mandatit, pensioni urban të dyfishohet.
Bido komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Ai tha se Kushtetuesja duhet ta lirojë nga arresti me burg, duke qenë se e lanë në detyrë.
Cilat do të jenë prioritetet në shpërndarjen e të ardhurave në vitin 2026?
Bido: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, me diferencë shumë të madhe. Në 15 vitet e fundit buxheti i shtetit është trefishuar. Rrjedhimisht, tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë për të pasur një buxhet i cili do të jetë në shërbim, qoftë të mbrojtjes së shtresave në nevojë, qoftë në shërbim të investimeve, ashtu edhe të konsolidimit fiskal. Ky buxhet është pikënisja, për shembull, për të rritur pagën minimale e cila prej datës 1 janar do të jetë 500 euro. Kjo vlen për të gjithë ata të cilët paguhen me pagë minimale, me qëllim që brenda këtij mandati paga minimale të shkojë në 700€. Kjo do të ishte e krahasueshme me vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku ne presim që brenda këtij mandati Shqipëria të jetë pjesë. Kjo do të sillte një rritje edhe të pagës mesatare dhe të pagave më të larta në fakt, në të gjithë hierarkinë e pagave në Republikën e Shqipërisë. Së dyti, kemi rritjen e pensioneve që nis prej 1 janarit të vitit 2026, me qëllim që brenda mandatit pensioni urban të kalojë në minimum, praktikisht të dyfishohet. Kjo është një rritje galopante, e pakrahasueshme me çfarëdolloj rritjeje që është bërë ndonjëherë për pensionet në Shqipëri. Kjo për sa i përket shtresave në nevojë. Pra, në mënyrë paralele, ne kemi një rritje të investimeve, të cilat janë të rëndësishme, si në infrastrukturë ashtu edhe në projektet prioritare të shpallura, që pritet të rrisin edhe normën e rritjes ekonomike të Shqipërisë.
A ndihmojnë këto masa disa shtresa të shoqërisë që janë më të dobëta për t’u përballur me koston e jetesës?
Bido: Kjo është e vonuar, por tani është çasti. Është çasti që ekzistojnë mundësitë financiare, ekzistojnë instrumentet, pra, që mund të rriten pagat dhe pensionet, në mënyrë që t’i përgjigjemi sfidës që asnjë nga bashkëqytetarët tanë mos mbetet pas. Veçanërisht kur vjen fjala te pensionet, të cilat janë të ulëta dhe kanë qenë shumë herë më të ulëta. Pensionistët në fakt kanë qenë në dorën e solidaritetit të shoqërisë sonë. Praktikisht mbaheshin nga familjet e tyre, përtej pensionit minimal që mund të jepte shteti. Tashmë fillon një rritje e qëndrueshme e pensioneve, jo thjesht indeksimi i tyre, çka është detyrim ligjor, por një rritje mirëfilltë e pensioneve, që do të mundësojë që brenda këtij mandati ne të kemi pensione të cilat do të jenë dinjitoze për të gjithë moshën e tretë. Pensionet të cilat merren pas reformës së kryer në vitin 2015, në fakt, janë pensione të cilat në një masë të madhe të tyre janë pensione dinjitoze. Bëhet fjalë për ato pensione të mëhershme të cilat nuk kanë pasur mundësinë që përmes sistemit kontributiv të ishin të larta. Tashmë është momenti që të vijnë në të njëjtën fazë me pensionet e dala prej reformës së fundit.
Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Cila do të ishte zgjidhja sipas jush për menaxhimin e qytetit të Tiranës, në kushtet kur Veliaj qëndron në burg për shkak të masës së sigurisë? A ka Partia Socialiste një skenar tjetër?
Bido: Në thelb ne kemi një problem të madh të cilin e kemi deklaruar në mënyrë të vijueshme. Dhe nuk flas këtu thjesht si deputet i Partisë Socialiste. Besoj se është tashmë e konsoliduar në gjithë debatin tonë publik një zell i madh i prokurorisë për të shpërndarë majtas djathtas arrest me burg, që pastaj na çojnë në pikëpyetje pas pikëpyetjeje. Çfarë duhet bërë më tej? Pra, kemi një ngërç fillestar. Përpara se të shohim se çfarë do të bëhet, ne do të duhet të presim, sepse tashmë ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jam shumë kurioz ta shoh të zbardhur, sepse vendimi i zbardhur na jep edhe arsyetimin më të plotë të kësaj gjykate. Ajo na thotë, në fakt, se nuk mund të shkarkohet një kryetar bashkie prej mungesës së tij, e cila mungesë vjen prej vendimit të arrestit me burg të vendosur nga gjykata. Në radhë të parë, ne duhet të shohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të shohim arsyetimin e shumicës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që kanë arritur në këtë konkluzion. Kjo me qëllim që të shohim nëse ata kanë lënë brenda arsyetimit të tyre një rrugëdalje për të mundësuar që Tirana të mund të qeveriset në formën se si e përcakton ligji, pra, me legjitimitet politik përmes një kryetari të zgjedhur. Kryeministri ka deklaruar para disa ditësh që tashmë topin e ka prapë Gjykata Kushtetuese. Meqenëse nuk e ka pranuar shkarkimin e kryetarit të bashkisë për shkak të kësaj, Gjykata Kushtetuese duhet ta lirojë nga arresti me burg duke prezumuar pafajësinë, ashtu sikurse edhe ligji e përcakton, në mënyrë që të kemi legjitimitet politik. Nëse nuk është as kjo zgjidhje, le të shohim edhe nga vetë interpretimi i Gjykatës.
PENSIONET DUHET TE RRITEN NE MENYRE PROPORCIONALE ,NDRYSHE TREGON SE PO SHKOJME NE KOMUNIZEM ....S MUND TE KETE PENSION TE NJEJTE NJERI QE KA PUNUAR GJITHE JETEN ME NJE QE KA VETEM NJE MINIMUM.....CDO GJE DUHET TE JETE NE LIDHJE ME KONTRIBUTET E PAGUARA NGA CDO PERSON.......KOMPESIME NE FORME NDIHME EKONOMIKE ,JASHTE PENSIONEVE , KUR SHTETI KA LEKE TEPER EDHE MUND TE JEPEN POR BARAZI PENSIONESH S DUHET TE KETE ASNJEHERE....
Bideja e ramiut, ose Zerqineja mashkull.
Ishalla
O Bidooo! Leri pordhet se ju doli boja. Duke I mbajtur iso nje mashtrimi, behesh edhe vet mashtrues. Ne PS ka nje grup halesh qe cdo dite minon idene e rritjes se pagave, te cilat u duhen rritur vetem deputeteve e zyrtareve dhe jo popullit. Keni fatin te qeverisni dhe jepini, por talljet e mashtrimet nuk ua kemi borxh. E more vesh o Bidooo?!
I nderuar Bido! Ky Posedoni I komentit te pare eshte nga ata qe ke rreth vetes. Para se te dilni para popullit me te tilla platforma ndryshimesh progressive, bini njehere dakort mes vetes duke qartesuar kalimin e pengesave ligjore (te cilat per mua jane artificiale, se me 83 deputet, ligjin mund ta besh si te te duhet) pastaj veproni.
Zoteri na shpjego pak , ne qe s marrim vesh .Si e garanton rritjen e mirqenies rritja e rroges nderkohe qe sa here rroga rritet rriten edhe cmimet .Dy here bile.Njehere kur dilni ju dhe poterosni ne cdo medja, jo po do e rrisim me aq e me kaq , dhe heren e dyte kur beni sikur e mbani premtimin dhe i shperndani ato 5 leke,e sigurte eshte qe sapo iu kane degjuar Ju qe do te "rrisni" pensionet tregtaret kane ferkuar barkun nga kenaqesia dhe rritjet ne treg kane filluar te shfaqen sepse per dijeni ka shkuar nje kile mishi 12 -13 mije leke kur para disa vitesh ishte 4 deri 5 mije leke e PRA POPULLI 1 kile mish ble perseri por nga 5 mije lek dje sot po e ble 13 mije dmth nga 6 euro sot po ta blen 14 euro .Dhe se dyti mqs ke fol si ekonomist expert Na shpjeqo zotrote sa e qendrueshme do te jete kjo rritje me kohen kur PRODHIMI BUJQESOR dhe INDUSTRIAL i ke me renie pikiate.Kurse dy pikat gjoja te forta te rritjes si ndertimi dhe Turizmi TI RREZOI experti i BSH ne mbledhjen e Parlamentit per projektbuxhetin kur e Pyeti Deputeti Brace per Turizmin ai u pergjigj ......te ardhurat nga turizmi pritet të vijojnë të rriten edhe në vitin 2026 por është e qartë se rritja eksponenciale që ky sektor ka pasur në dy, tre vitet e shkuara, KA PAK GJASA QE TE VIJOJE EDHE NE TE ARDHMEN Dhe ne Lidhje me Ndertimin ta tha cope :Ndërtimi jo absolutisht, nuk është një model që gjeneron rritje në qoftë se nuk eksportojmë eksporte, ndërtimi, shërbime, ndërtimi, partnerët tanë jane tregtarë, NJE EKONOMI NUK MUND TE VIHET ME NDERTIM..... Shiko linkun :https://youtu.be/7Bn3HMVNlSA per tu sqaruar E pra me cfare do ta mbash ekonomine kur nuk ke prodhim.Prandaj eshte bere vendi qe vetem 5% e popullates zoterojne rreth 90 % te pasurive te tij sepse e gjithe kjo skeme i shitet popullit si skeme mirqenie eshte organizuar qe populli te rrije ne vend numero , gjithmone luftetar per buken e gojes kurse Boset marrin parate me ane te rritjes fiktive te cmimeve me Mallrat qe i fusin po vete kurse per prodhimin vendas ate qe dikur quhej HAMBARI vendas , nuk e rruan HIC askush. Por ne fund te gjitha eurot i marin 5 duar qe kontrollojne cdo gje .SEPSE TI BIDO e di mire brenda vehetes qe ato EUROT qe po i ngre ne qiell ne fund do ti marre nje dore e vetme kurse populli vazhdon te bleje te njejtat gjera cdo dite e me shtrenjte e madje po varferohet