Pacolli: Kompania ime ka investuar 71 mln euro. Si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor 2025, 22:08Ekonomia TEMA
Pacolli: Kompania ime ka investuar 71 mln euro. Si ndahen aksionet me Valon

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro në aeroportin e Vlorës deri më tani dhe se kjo shifër është e dokumentuar.

Pacolli tha se bashkë me investimet që do të bëjë së afërmi, do të harxhojë 105 mln euro në aeroport.

Ai tha se pas tre muajve, pasi të ketë përfunduar aeroporti i Vlorës, do të ulet në tryezë me ortakun Valon Ademi dhe se në bazë të investimeve që janë bërë, do të ndahen edhe aksionet përkatëse. Sipas tij, vlerësimin do e bëjë një palë ndërmjetësuese ndërkombëtare.

“Ne blemë aksionet e turqve dhe këtë e bëmë me leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë dhe si përfundim, unë kisha 98 përqind të aksioneve dhe Valon Ademi 2 përqind. Ka pasur një bisedë, se pas përfundimit të aeroportit, do shihej investimi dhe do diskutohej sa aksione do kishte secili. Gjitha punët iu janë dhënë firmave të treta. Kemi paguar 71 milionë euro, investimet e mia janë të pastra si loti. Kemi marrë kredi 56 mln euro. Do paguaj së afërmi deri 105 milionë euro. Valon Ademi përfitoi nga kredia. Tre muaj pas përfundimit të aeroportit, do llogarisim investimet, do ndajmë paratë. Nëse ka investuar më shumë, do marrë më shumë aksione, patjetër”, tha Pacolli.

7 Komente

  1. S
    Saimir Mane

    Ec para Behgjet se i ke hallall 40% e Beles dhe Rames. Iken per lesh te dy bashke me tunelin, aeroportin dhe cfare vine mbas....vetem sa ka nis

    Përgjigjjuni
    1. P
      Palasa

      Gjithandej dalin turqit… Aeroporti i Bexhetit, Tyneli i Beles se BeQirit, ajo Shota e atyre makinave qe cuditi boten etj etj. Pyetja eshte : A ka gje lidhje me byrazeret me çallma ajo “kurva “ qe kercenonte me mesazhe Belen?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sovrani

        Ehh moj Bela-h! I fute hundët ti, Gropë u bo dhe kjo punë si ..içka jote ! (Dëgjojmë ne tani gjithfarë karragjozash e mashtruesish) Kredi thotë... I bie që aeroporti qenka i bankave!! Paguar thotë komplet palëve të treta !! E ku ishte eksperienca, ekspeeriza këtu.. Po palët e treta ku e kishin çertifikimin për punimet specifike... Ky fytyrë djeguri nga botoxi dhe bisturia duket qartë që është kokrra e mashtruesit dhe Bela-ja kokrra e ku...ës! Dhe siç thotë dhe ajo nëpër sms. Ai I gjati, që bën dhe hiqet sikur nuk di gjë, nuk është asgjë tjetër veçse kokrra e b....q...it

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te ka lala xhan te don lala fort.

          Z. Pacolli nga cfare lexuam megjithse emri Valon i afrohet emrit te qytetit Vlora ku po ndertohe aeroporti, paska per te marre Noc Rrokun edhe ti kujdes nga nga Noc Rama.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vend i dhime

            Keta turkoshake, te ndyre, valone, pacolla, ballukra, qe perlajne pasurite e ketij vendi, dirigjohen vec nga dylberi i pare i Babes, perversi piktor.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Sa debila paska shqiperia , me diploma te blera te gjithe jane analist te puneve te qeveris .Na mbyten injorantet .

              Përgjigjjuni
              1. k
                koment

                të gjitha komentet kot fare pa lidhje e më shumë si thashetheme pa lidhje me ato që deklaroi z. Pacolli ............

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje