Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit: Ekonomia vijon rritjen!

5 Nëntor 2025, 19:57Ekonomia TEMA
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit:

Banka e Shqipërisë ka sinjalizuar se ekonomia shqiptare vijon rritjen, me një sistem financiar të konsoliduar dhe kushte të favorshme për kreditim. Në të tilla kushte, normat e interesit mbeten të pandryshuara, ndërsa institucioni konfirmoi pritshmëritë për stabilitet çmimesh.

“Në këndvështrimin makro-ekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe nga kushtet e favorshme të financimit”, u shpreh Sejko.

Guvernatori theksoi se rritja ekonomike mbështetet nga konsumi familjar, sektori i turizmit dhe një politikë fiskale e konsoliduar. Megjithatë, rreziqet nuk mungojnë.

“Ndonëse në zbutje, presionet tregtare dhe gjeopolitike përbëjnë rreziqe materiale të kahut të poshtëm. Nga ana tjetër, mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave mund të pasqyrojë në një nivel më të lartë inflacionin se sa parashikimet tona”, u shpreh Sejko.

Sejko bëri të ditur vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%.

2 Komente

  1. H
    Homoseksual i ndyrē

    Pellum Pelinçi mirditor tha se bankat jan hajdute dhe nga sheshi Skenderbej me 4 korrik ftoj qytetarēt tē heqin kursimet e tyre nga ky oktapod gjakpirës.Asnjē interes nuk pērfitojn qytetarēt nga ata pak lek qē ngelen nē llogarit e tyre.Nē asnjē shtet tē botēs nuk ekziston qē burimet njerzore tē thonē hap llogari nē raifaissen bank se aty jemi ne, hap llogari nē otp bank nēse do tē punosh te ne, hap llogari te credins bank nēse do tē punosh te ne, hap llogari te BKT qē tē kesh dosjen gati nēse shefi madh tē merr nē punē.Tē gjithē tē papunēt hapin 10 llogari tē ndryshme sepse kēshtu paguajn 2000 lek çdo muaj, punojn apo s'punojn te ajo firmē.Nē BE njē numēr llogarie mjafton nē tē gjithē shtetin ku ndodhesh (si numēr telefoni) ndērsa kētu shpikin mēnyra me punēsuar pērmbaruesit t'ju pi gjakun depresionsve nervor.hajdut me çizme

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      O gjytrym.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje