Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, sqaroi se në vitin 2026 nuk do të ketë rritje taksash.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Yzeiraj u shpreh se me buxhetin 2026, arsimi ka shkuar mbi 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mjekësia është thuajse 3%.
Sipas zv.ministrit, i gjithë buxheti është në nivelet më të larta historike për sa i përket PBB-së, teksa theksoi se është arritur niveli 31% i PBB-së.
Opozita vë në dukje se buxheti është depozituar në Kuvend i pashoqëruar me një paketë fiskale. Pra, për opozitën, kjo është një anomali. Për qeverinë nuk është. Pse?
Yzeiraj: Nuk gjykojmë që është një problem. E para, sepse një sërë elementesh po i rakordojmë edhe me Komisionin Evropian, dhe të gjitha elementet e përfshira në atë që quhet paketa fiskale janë elemente që bëjnë ndryshime jo thelbësore të nivelit të taksave. Përkundrazi, kemi premtuar që në 2026-ën nuk do ketë taksa të reja, nuk do ketë rritje taksash. Pra, ne jemi në gjendje të parashikojmë me një siguri goxha të madhe nivelin e të ardhurave që ne do të kemi, e për këtë arsye dhe nivelin e shpenzimeve që korrespondon.
Përsëri, opozita pretendon që qeveria ka premtuar më herët se do të rritet në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm buxhetimi për sektorë si mjekësia dhe arsimi. Ndërkohë, mjekësia mbetet, sipas opozitës, në nivelin 2.9% të prodhimit kombëtar, kurse arsimi në nivelin 2.5%. Komenti juaj?
Yzeiraj: Arsimi ka shkuar mbi 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mjekësia është thuajse 3%. Të dyja këto shifra, pra niveli i shpenzimeve për sa i përket PBB-së, në fakt, është në nivelet më të larta historike. I gjithë buxheti është në nivelet më të larta historike për sa i përket PBB-së. Kemi arritur nivelin e 31% të PBB-së. E gjitha kjo sepse po arrijmë të mirë administrojmë të ardhurat dhe po arrijmë të mbledhim të ardhura më shumë se 29% e PBB-së, që është po ashtu një nivel i lartë historik. Opozita në të shkuarën ka bërë premtime të tilla kur ka qenë vetë në qeverisje, dhe niveli i të ardhurave përmbi Prodhimit të Brendshëm Bruto vërtitej në nivelin 25-26% e PBB-së. Pra, është e qartë që është jashtëzakonisht e vështirë të rrisësh nivelin e të ardhurave për sa i përket PBB-së pa bërë rritje të konsiderueshme të taksave. Ne e kemi bërë këtë kryesisht nëpërmjet mënyrës së administrimit dhe zgjerimit të bazës tatimore.
Dhe një tjetër kritikë e opozitës është që PPP-të mbeten ato që “gllabërojnë” më shumë po përdor një term të masës nga buxheti i shtetit, nga Projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Opozita ofron disa shifra, 125 milionë euro nga buxheti do të shkojnë përsëri për të paguar PPP-të, dhe ky fond, sipas opozitës, është 2.5 herë më shumë se totali i gjithë ndihmës ekonomike për rreth 60-61,000 familje që jetojnë në varfëri ekstreme. Përsëri kërkojmë komentin tuaj.
Yzeiraj: E para, krahasimet çalojnë, sepse shumica e pagesave që kanë të bëjnë me projektet në kontrata koncesionare janë projekte që kanë investime të konsiderueshme. Prej vitesh, në ligjin organik të buxhetit, ligjin themelor që menaxhon pikërisht menaxhimin e sistemit financiar në Shqipëri, ne kemi vendosur një rregull fiskal që pagesat për kontratat koncesionare të mos kalojnë 5% të të ardhurave tatimore të një viti të mëparshëm. Në Buxhetin 2026, këto pagesa do të jenë vetëm 1.7% e të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Pra, një nivel relativisht i ulët, shumë më pak se ç’ka qenë rregulli fiskal që është arritur edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke i bërë këto pagesa tërësisht të menaxhueshme brenda kuadrit të përgjithshëm të buxhetit.
Jeni te gjithe mashtruese ordinere , po kush u beson mor aman? Fitoni pushtet me 15% te votuesve dhe beni cfare ju don qefi, madje tallni k.rin me popullin tuaj qe ju paguan.Dihet skema si funksionon, e kemi pare filmin shume here te tjera. Ne fillim rritet rroga minimale, rriten shpenzimet per punonjesit, kosto per bizneset dhe me pas indeksoni pensionet sa per lemoshe per pensionistet.Vidhni e Mashtroni se Shqiperia nuk ka me popull por nje tufe analfabetesh dhe frikacakesh me te cilet beni si te doni .
Njoftimi per rritje rrogash eshte gjeja me negative qe mund te ndodh per popullin, Ai ne fakt esht thjesht mesazh i koduar per biznesmente rrugace , nje pjese e te cileve Jane te lidhur me Politiken drejt per drejt qe TE RRITEN CMIMET, dhe ASHTU BEHET, gjithmon keto njoftime sjellin 2 dallge rritjesh e para kur behet njoftimi dhe e dyta kur njoftimi behet fakt.Inddustria dhe byjqesia ne vend kan ikur per lesh , cdo gje e kontrollon Biznesi i shitjeve i ushqyer me mall importi.Ky manipulon me cmimet sa do dhe kur i do qejfi.Arsyeja eshte e Thjeshte , Shteti palaco nuk nderhyn kur degjon per lloj lloj spekullimesh me cmimet dhe cilesine dhe arsyeja e dyte eshte qe prodhim vendas nuk ka .Ne keto kushte nuk kemi pare gje akoma, ishte mishi me 3 mije vajti me 5, shkoi me 7 u ngjit me 9 sot ka shku me 12 , kesht qe ne fund te gjithe kesaj manovre te ndyre politiko ekonomike leket i marrin gjithmon te njejtet persona qe ekane kapur venddin prej gryke me bekimin e politikes.Kurse populli vashdon te bleje buke me kos dhe te degjoje brockulla per rroga 700 euro dhe Bonuse lemoshe per festa