Mehmetaj: Pacolli nënshkroi kontratën pa dijeninë e ortakut, shiti aeroportin te kompania me lidhje ruse

11 Nëntor 2025, 08:50Ekonomia TEMA
Mehmetaj: Pacolli nënshkroi kontratën pa dijeninë e ortakut,

Gazetari Lirim Mehmetaj, tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, disa dokumente, me të cilat pretendoi se biznesmeni Behgjet Pacolli ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani offshore pa dijeninë e ortakut të tij në Aeroportin e Vlorës, Valon Ademi, dhe kjo kompani, sipas tij, ka lidhje ruse.

Ai dha detaje edhe për konfliktin mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, për aksionet në aeroportin e Vlorës.

“Behgjet Pacolli në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare ka arritur një marrëveshje me një kompani, e cila ka emrin Delfos dhe udhëhiqet nga Bart Turterlbum, i cili ka lidhje ruse. Ky ka qenë përfaqësuesi i Rusisë në klubin e Parisit, ku është bërë ndarja e borxhit për Bashkimin Sovjetik.

Kjo është një kompani offshore. Problemi është që Behgjet Pacolli, kur e ka arritur këtë kontratë me Delfos e ka bërë tinëzisht dhe fshehtas prej partnerit të tij Valon Ademi dhe kontrata, e cila është njëqind milionë euro, është në formë të një kredie, po që në fakt përbën një shitje të plotë të aeroportit dhe aktualisht aeroporti, që akoma s'është funksional praktikisht është në kontroll të kësaj kompanie, e cila përfundimisht ka lidhje ruse.

Thelbi i konfliktit është ky. Behgjet Pacolli është pajtuar që të arrijë marrëveshje me Valon Ademin, që t’ia kalojë pronësinë e mbi 40 për qind të aksioneve. Ka pajtim të Behgjet Pacollit, ka nënshkrim, ka autorizim të Behgjet Pacollit, ka noterizim në Shqipëri. Mirëpo, Behgjet Pacolli, kur e ka arritur këtë marrëveshjen e fshehtë, e cila po të mos zbulohej kurrë, nuk do ta dinim, e ka bërë fshehtas nga partneri i tij dhe tash, meqë është zbuluar kontrata, Pacolli dëshiron që ta krijojë si problem këtë, kur në fakt problemi është krejt tjetër fakti që praktikisht ia ka shitur aeroportin një kompani, e cila udhëhiqet nga një person që e ka mbrojtur Rusinë në klubin e Parisit. 

Kam një email, e cila e ka një dokument ku thotë vendimi i shitjes së aksioneve për 2A Group, që është Valon Ademi, thotë vetë kompania e Pacollit. Kompania e Pacollit thotë që unë kam shitur aksionet dhe miraton shitjen e 40% të aksioneve në shoqërinë e aksioneve Vlora Aeroport.

Kam këtu një dokument ku është firma e Pacollit, ku thotë që po ja kështu thjesht kam hedhur firmën te noterja. A të kujtohet kur tha Pacolli në një intervistë të Blendi Fevziut, që këtë noter nuk e njeh? Noterja ka noterizuar të gjitha marrëveshjet që Behgjet Pacolli ka në Shqipëri dhe burri i saj punon për Pacollin në Shqipëri”- tha gazetari Mehmetaj.

8 Komente

  1. M
    Munika

    Pak horra e mashtruès kishim ketu, por duhej te na vinte dhe Pacolli nga Kosova!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Tamam. Me mire te merrte shtetin kredi se te merresh me Kosovaret qe presin ne bese njeri tjetrin imangjino ne. Sepse po, te gjithe deshmimtaret kunder UCK-se i ke Kosovare shqipfoles

      Përgjigjjuni
    2. S
      SHQIPTARI

      FYTUR PRISHURI ME SHTETIN KURVE E KAN BERE SHQIPERIN PROSTITUTE. MALLKUAR QOFSHIN.JU BEFSHIN PARATE KININA

      Përgjigjjuni
      1. s
        surrel saraj,-vicidol kulle

        Pse jo? Ky vend nen sundimin per mbi tre dekada te ediut dhe saliut, eshte kthyer plotesiaht ne nje QENEF turko-arab.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shkrim prej spiuni

          Shkrim prej spiuni. nga ato që i pëlqejnë Meros! Po sikur Pacolli të mos kishte nevojë për ortakun, si i i bëhet?!

          Përgjigjjuni
          1. Çimi

            Mbanë erë kjo punë

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hakiu

              Ky person pra Lirim Mehmeti,eshte ç'do nate si analiste ne televizionet dhe portalet e Kosoves,eshte pro rames dhe militant i partive opozitare ne Kosove.Ajo qe shihet tek ky person ne televizione tek flet apo analizon,lehte e kupton jo stabilitetin psiqik.Kjo nenkupton se eshte i rrezikshum per veten e tije dhe rrethin...,sa i perket Pacollit,ky eshte mashtru dhe do te plaqkitet nga shteti mafioz i Shqipnis,mire ja bejn se i ka perkrah me gjith shpirt keta pushtetar.Besoj merr mesim per te ardhmen,zgjedhe ku me investu,eshte dashte ta dij se ne Shqipni,per 30 vjete nuk ka asnje investitor seroz qe ka investu diqka me vler me ja pa hajrin populli Shqiptar,asnje investim,asnjeeeeeeeeeee...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foka

                Si pacolli si ky Lirimi, Pacolli i lidhur me Rusi e ky Lirimi me Serbi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje