Pa kokër leku në xhep, por me makina luksi

28 Maj 2025, 17:04Ekonomia TEMA
Pa kokër leku në xhep, por me makina luksi

Të gjithë individët që kanë blerë makina luksoze, por që nuk e justifikojnë një pasuri të tillë me të ardhurat e deklaruara, për hërë të parë, janë vënë në sitën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Deri më tani, rezultojnë 400 automjete luksoze të blera gjatë viteve 2023-2024 nga persona që nuk kanë asnjë të ardhur të deklaruara.

Tatimet u bëjnë thirrje këtyre individëve të tregojnë se nga e kanë burimin e të ardhurave më të cilat kanë blerë automjetet, kur nuk figurojnë as të punësuar dhe as me biznese të deklaruara.

“Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së: Të ardhurave të deklaruara pranë Administratës Tatimore, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara dhe dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Në cdo rast që këto të dhëna nuk përputhen, tatimet paralajmërojnë penalitete, por pa e specifikuar masën dhe llojin e ndëshkimit.

Tatimet i janë vënë pas edhe personave dhe bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore. Sipas një marrëveshje të firmosur me Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor kushdo që nuk paguan taksat dhe tatimet në kohë, dhe ka një automjet, ai do të bllokohet, dhe as nuk mund të shitet, derisa detyrimi të shlyhet

Këto masa ndërmerren në kuadër të planit kundër evazionit fiskal, me qëllim uljen e informalitetit dhe goditjen e fenomenit të mos deklarimit të të ardhurave.

20 Komente

  1. T
    Transparentemente

    Ky njoftim është i vitit 2015. Habitemi pse e publikoni tani...... Megjithatë për tu bindur se nuk do të zbatohet kurrë, përqëndrohuni te shprehja: - "tatimet paralajmërojnë penalitete, por pa e specifikuar masën dhe llojin e ndëshkimit"...... Rrini merni rrogën aty dhe kur nuk ju del, dilni. Dilni mos kapni ndonjë nga këta që ju mbushin portofolin...... . Dhe jepeni këtë njoftim edhe pas 7 vjetësh.....

    Përgjigjjuni
    1. 9
      90

      komenti yt eshte fake news; "ata që nuk e justifikojnë një pasuri të tillë me të ardhurat e deklaruara, "për hërë të parë", janë vënë në sitën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve"!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Propaganda

        Cpune kane tatimet me makinat!? Te zbulojne evazionin fiskal ose te mbyllin gojen. Kto jane thjeshte tallash per te grire populli nen moton: mire ja bejne. Per sa kohe nuk ja verteton evazionin apo krimet nen kurriz eshte nje vrime ne uje.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali hajduti ne Burg!

          Po or propaganda e trushpelareve ...

          Përgjigjjuni
    2. T
      Timi

      Kështu është në çdo shtet europian.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        2023

        Ik ore, per cdo gje "keshtu eshte ne evrope". Kur nuk paguan faturat, te vijne te shtuara me perqindja interesi 1 deri 2 vite rrjesht. Pastaj te vjen permbarimi tek shtepia te sekuestron dicka per ta shitur qe vleren e papaguar ta sigurojne nga shitja e mallit te sekuestruar. Por ka nje gje fakiret I ndihmojne, Ne evrope.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Gjej deputetin që ke votuar dhe tregoi atij këto probleme. Ligji ndryshon, është bërë nga njerez deputet.

          Përgjigjjuni
      2. k
        kongersi

        Shum von, ata jan te gjith te PD shoket e saliut me leket e vjedhura popullit bejn qef.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teli

          Edhe ju të Tatimeve jeni si bandat e Saliut veç përtë vjedhur, dhe punuar me dy standarte mëtë vobektit i sakaton,të fortëve as nuk u afrohen afë bizneseve se nuk kanë bythë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lol

            Te vobekt me Porsche apo Maserati zor se gjen ne Evrope

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tr

              15 mije dollare I ke vllai ne Usa

              Përgjigjjuni
          2. V
            Vl

            Po ashtu bejuani dhe atyre te vilave ju po aty ka cecua bicak e sua mban rq.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta

              Kur nuk deklaron dhe ke mjete luksi, futet ne loje prokuroria dhe nese nuk e justifikon pasurine atehere shkon deri ne sekuestrim. Pra te gjithe keta njerez, perfshi edhe politikanet, biznesmenet e te tjere duke shkuar derit tek cubat dhe cubet qe kane makina luksoze apo apartamente apo ku e di une, nese nuk e justifikojne u duhet sekuestruar se perben veper penale. Kjo duhet te jete e jo lajme sa per fryrje dhe per propagande. Llogje kavaje.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ligji asht per tan njesoj jo nje i Babs dhe tjetri

                Po ata qe kan ka 3 vila dhe Miljona neper Banka ku i kan marr pa punu dhe pa e ngul nje gozhd ne Mur Pse nuk i futni ne sit apo keni lidhje Familjare dhe keni shok Ik mar Shtet Shkerdhat Ju keni Adriatik Llallen te denum dhe sjedhet tan diten neper Itali nuk shkoni me kap Shtet Kurve

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ligji asht per tan njesoj jo nje i Babs dhe tjetri

                  Po ata qe kan ka 3 vila dhe Miljona neper Banka ku i kan marr pa punu dhe pa e ngul nje gozhd ne Mur Pse nuk i futni ne sit apo keni lidhje Familjare dhe keni shok Ik mar Shtet Shkerdhat Ju keni Adriatik Llallen te denum dhe sjedhet tan diten neper Itali nuk shkoni me kap Shtet Kurve

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Keshtu punon e gjithe bota.Ndertohev vila,neper plazhe dhe askujt nuk i kërkohet llogari se me çfarë te ardhurash u bene.E njëjta gjë ndodh me makinat,apo skafet qe hyjne ne Shqiperi,qe kane vlera shume te larta dhe i japin mundesi drejtesise te zbuloje indicje kriminale.Mjafton te shkosh ne Gjirin e Lalzit e te pyesësh pronarët,t'u kërkosh dokumenta ndërtimi,hipotekes dhe si e justifikojnë ne vlere ndertimine te zbulosh te korruptuarit qe vazhdojne te hyjne ne parlament

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bummm.bumbum

                      Shtypjen e kokës e keni peshqesh nga qoftlargu. SaliMutaj e vazhdoi y ky shaloku tashti po ju merr edhe frymën . Se votat ja dhat sju do më . Pas 4 vjetësh deri sa të dhitet saliu do merret me nai tjetër se populli qyfyre do.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nesti

                        Po prisni o të paduruar, gillojmë me makinat, çastaj vilat pastaj të gjitha që vijnë pas. Populli thot avash avash bëhet shelegu dash. Çkeni pse nuk duroni? Çdo gjë do shkpj në vendin e vet.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Katunari

                          Urdheres : Shprehja pordhe jevgu te zevendesohet me : Pordhe shqipetari .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            As europa nuk e ka kete ligj; pra qe kur ke prapambetje ne taksa te sekuestrojne apo bllokojne mjetin. Kane aktiv ligjin antimafia pra kur jeton ne luks dhe nuk e justifikon dot ate me te ardhurat. Ne Shqiperi shteti i ka bere si ne europe gjithe ligjet qe i sjellin pará qeverise por nuk kane te njejten logjike kur shteti ka detyrimet per qytetarin si psh minimumi jetik, mbrojtje ekonomike dhe banese per familjet ne nevoje apo per te pastrehet (ua japin politikaneve te "pastrehe"), ndihma me fonde per bizneset e reja apo startup-e, per mos folur per pensionet dhe asistencen sociale skandaloze, apo paqendrueshmerine e sherbimeve si drita, uje, rruge (cope cope dhe me nderprerje te vazhdueshme dhe te papregjegjshme), ndricimi i rrugeve (shikoni autostradat) dhe largimi i pleherave, duke vazhduar me shendetsine, arsimin, policine, universitete skandaloze, drejtesine, bashkite dhe ministrat e korruptuar dhe vete kryeministrin qe rri me dhjetra vite si gjeli maje plehut dhe drejton kete vend ne menyre amatoriale dhe te personalizuar. Qeverite shqiptare jane ne fakt shembull per manualet e shkollave se si nuk duhet qeverisur nje vend. I gjithe impenjimi i tyre jane si te fitojne zgjedhjet, dhe oasi i kane fituar se si te taksojne sa me shume dhe ti vjedhin parate nepermjet fondeve publike. Vini re kush jane te oasurit ne Shqiperi; politikanet dhe bosat e krimit. Kush jane te varferit? Te mjeret dhe bizneset e vogla qe nuk paguajne dot taksat. Populli shqiptar vazhdon te tregoje cektesi mendore kur vijon akoma te votoje PS apo PD apo LSI. Ne 11 maj e treguan edhe njehere budallekyn e tyre duke votuar 95% prape keto parti. Nderkohe qe mund te zgjidhnin parti te vogla jo sepse ato jane me te mira, por te pakten te hiqnin nga hegjemonia e politikes carlatanet e njohur Rama dhe Berisha. Nese Shqiperia nuk shkon mire, perse beni te njejten zgjedhje me vote duke bere cdo kater vjet te njejtin gabim!?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje