“Paga 900 euro”, ministrja Ibrahimaj sqaron se ku do i gjejë paratë qeveria

7 Prill 2023, 20:19Ekonomia TEMA

“Paga 900 euro”, ministrja Ibrahimaj sqaron se ku do i gjejë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se ku do t’i gjejë qeveria paratë për të përmbushur premtimin e pagës mesatare 900 euro.

“Ne kemi ndërmarrë këtë reformë të madhe për administratën publike duke rishikuar jo vetëm nivelin e pagave, por edhe hierarkinë e pagave, duke u munduar që të krijojmë një sistem të qëndrueshëm i cili do t’i rezistojë kohës pasi edhe pas vitit 2024 ne kemi parashikuar se do të vazhdojmë me indeksimin e pagave, në mënyrë që të mos jetë më e nevojshme një rritje kaq e madhe, por pagat të sistemohen me indeksin e çmimeve të konsumit dhe të kemi një stabilitet në politikën e pagave të administratës publike.

Për të bërë këtë ne sigurisht kemi bërë analiza të thelluara makroekonomike, të buxhetit, të ndikimit që kjo reformë ka në buxhet dhe kemi parashikuar që në harkun kohor nga vitit 2023 deri në vitin 2031, pasi reforma të tilla duhet të shihen në perspektivë, nuk është e nevojshme vetëm që të alokohen fondet brenda një viti apo dy vitesh dhe të gjenden burime për një vit apo dy, por këto janë reforma që kanë ndikim në vazhdimësi në ecurinë e pagave,” – deklaroi Ibrahimaj.

5 Komente

  1. H
    Hallakati

    Dhe si perfundim ku i gjeten?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kam një sygjerim zonjë ku mund ti gjeni me siguri. Mos vidhni dhe paratë do teprojnë edhe sikur te ngrini rrogat dhe pensionet.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora.Vlora

      Ibrahimaj ,,me injorante s ben me nena ,lexon cfare i vene para ,,O Ramut ministret duhet ti vesh ne baze te kritereve qe te sjellin ide te reja si ne arsim ekonomi dhe kulture ,dhe jo ne baze te lekut qe kane hedhur burrat e tyre ,shume mire qe do i risesh pagat sepse llogaria del ,erdhe ne pushtet duke shkurtuar ministri po tani ke shtuar zevendesat qe i ke bere nga tre kater ne cdo ministri,fakti qe po ben keto rritje do te thote qe ke falimentuar si kryeminister , e njejta gje ndodhi dhe me firmat piramidale , kur rrit [erqindjen je ne buze te varrit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Belul Gjeraqina

        Nuk mora vesh se ku i gjeti ne fakt keto leke

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bylykbashi

          Moj Delinë, a je ministre apo çfare je! Në se je ministre na sqaro se ku do i gjejë paratë qeveria, në se nuk je na thuaj qe nuk jam, kaq tru kam, se ne artikulin tënd asgje nuk marrim vesh deri tani se ku do i gjeje parate qeveria.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje