
Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është e pastudiuar. Analistët gjithashtu mendojnë se edhe ndryshimet e njoftuara nga qeveria në hierarkinë e pagave në sektorin publik, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve vendore, mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi nismën e qeverisë për të reformuar sistemin e pagave në vend. Që prej 1 prillit paga miniale është rritur në 40 mijë lekë, ose afro 18%. Kjo nisëm së bashku me rritjen e njoftuar të pagave synojnë, sipas zyrtarëve, të rrisin konkurueshmërinë në ekonomi dhe të frenojnë largimet e burimeve njerëzore nga vendi. Megjithë deklarimet e Kryeministrit Edi Rama se vendi i ka mundësitë për të realizuar një reformë të tillë, ekpertët mendojnë ndryshe, kur thonë se produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk mund ta justifikojë atë. Njohës të fushës së ekonomisë e mbështesin politikën për rritjen e pagave, por kur ajo bazohet mbi analiza të tregut të punës, dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Në rastin e rritjes së pagës minmale, disa herë në pak kohë ata mendojnë se nuk pati studime dhe konsultime me Këshillin Kombëtar të Punës, punëdhënës dhe punëmarrës si dhe respektim të Konventës së organizatës Ndërkombëtare të Punës.
“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.
Paga minimale në vend ka ndryshuar 6 herë në 10 vjet, 2 herë vetëm vitin e kaluar. Ekpertët thonë se ndryshimet e shpeshta bien ndesh me normat e vendosura në vendet e BE, sipas të cilave kjo pagë mund të ndryshojë 1 deri në 2 herë në 4 vite.
Rritje e pagës minimale do të thotë një barrë e re financiare ndaj biznesit, për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit. Lëvizje të tilla të shpeshta dhe të pastudiuara, thonë njohës të fushës së ekonomisë, e vendosin biznesin në pozita të vështira për t’u përshtatur, në kushtet e një krize kur inflacioni është mbi 7%.
“ Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Ekspertët mendojnë se vendosja e një page mbi baza politike dhe jo ekonomike, i përcjell kostot tek konsumatori. Ata nxisin autoritetet të rrisin punësimin, të ulin informalitetin, të luftojnë korrupsionin dhe abuzimet me fondet publiket, me qëllim që të shëndoshin ekonominë mbi baza të sigurta.
“Informaliteti nxit korrupsionin, abuzimin dhe spekulimin. Të gjitha këto fenomene qeveria nuk i ka luftuar, pra nuk ka luftuar informalitetin, paranë informale që tashmë ka ndikuar dhe në kursin e këmbimit dhe kjo është diçka që duhet përmendur. Kjo para po ndikon në eksporte dhe remitanca. Kjo është ajo pjesa pastudiuar. Mbi të gjitha, ka një mungesë sinqeriteti për të kuptuar se cilat janë problemet reale”- tha për Zërin e Amerikës Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Për më tepër ekspertët mendojnë se rritja e pagës minimale me 18 % shkon në të kundërt me politikën shtrënguese monetare të Bankës Qëndrore e cila ka rritur normën bazë të interesit, si një instrument për të ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Në kohë krizash, qeveritë sipas tyre, bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtojnë se nisma të tilla të pastudiuara nuk ndikojnë as në frenimin e emigracionin.
“Po shohim thjesht një diskurs publik, politik në lidhje me nevojën imediate për rritjen e pagave që të mos na largohen njerëzit. Balancat e emigracionit, hyrjet, daljet, flukset e migracionit kanë problematika të tjera, kanë faktorë të tjerë prej të cilave ndikohen dhe nuk ndikohen nga një rritje kaq minimaliste siç është kjo e pagës minimale”- vijoi Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Të punësuarit me pagë minimale, sipas INSTAT, zënë 21% në totalin e të punësuarve me pagë në vend. Rritja e pagës minimale, edhe për vetë shtetin, llogaritet të ketë sipas ekspertëve, një efket prej 15 milionë euro në fondin e sigurimeve si kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ajo pritet të ndikojë në skemën e pensioneve, e cila në 3 dekadat e fundit nuk e plotëson kushtin që numri i kontriubuesve të jetë më i lartë se ai i përfituesve, por nuk është zgjidhja e problemit. Ekspertët shpjegojnë se pagat në sektorin privat rriten si rezultat i kërkesë- ofertës, siç dhe ka ndodhur së fundi.
“ Në vitin 2022, sektori privat i ka rritur me të paktën 18% pagat. I ka rritur vetë dhe jo me vendim qeverie. I ka rritur sepse niveli i burimeve njerëzore që kërkonin kompanitë dhe nevoja për të marrë burime të kualifikuara i detyruan të rrisin pagat, dhe vazhdon t’i detyrojë të rrisë pagat, sepse po të shikoni dhe fluksin e madh të lëvizjeve të punonjësve brenda dhe jashtë vendit, sigurisht është e nevojshme rritja e pagave”- vijoi Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.
Paga mesatare në sektorin privat për vitin 2022, sipas INSTAT, ishte 58 mijë lekë krahasuar me 70 mijë në sektorin publik. Prej disa vitesh hendeku ka qenë 32%, por në vitin 2022 ai zbriti në 20%, që do të thotë se sektori privat ka reaguar, sipas studiuesve, ndaj mungesës së fuqisë punëtore duke rritur pagat. Që prej vitit 2019 pagat në këtë sektor janë rritur me 22 %, krahasuar me 11% në sektorin publik, që gjithashtu siç shprehen ata është një shenjë pozitive.
Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të marrë një vlerësim në lidhje me argumentat e ekspertëve por nuk mori përgjigje. Por përtej analizave ekonomike, analistët kanë ngritur shqetësimin se rritja e pagës minimale si dhe njoftimet e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, po bëhen përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe se këto mund të ndikojnë tek votuesit. Kodi zgjedhor e ndalon qeverinë të ndërmarrë nisma të tilla, vetëm para zgjedhjeve parlamentare.
“Kodi zgjedhor nuk e ndalon qeverisë, sepse çuditërisht ka vendosur kufizime vetëm për zgjedhjet politike, por nga ana etike dhe morale kuptohet kjo nuk shkon. Këto rritje pagash duke përfshirë dhe ato të lajmëruara nga qeveria në sektorin publik së fundi, kuptohet që kanë ndikim direkt në shijet e votuesve”- argumentoi Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se rritja e pagës minmale dhe premtimi për rritjen e pagës mesatare, në 900 euro, po bëhen me qëllim për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por ekspertët nuk shohin logjikë ekonomike në to. Ata mendojnë se një rritje e pastudiuar e pagave, në kushtet kur inflacioni është rreth 7% dhe parashikimet për vitin 2023 flasin për rritje ekonomike të ngadalësuar në 2.6%, mund të sjellë pasoja të rënda
VOA
Si nje vend arab ku existon nje koke islamikesh thjesht corapekuqi tall kart..... gezuar ramazonin
Mbaje mend ne vitet 80 kur Shqiperia ishte ne nje mjerim total ekonomik,qarkullonte nje anektode ku nga vendet komuniste te Lindjes kerkohej nje menyre paqesore per shkaterimin e Amerikes dhe konkluzioni ishte se mjafton te conin per dhenije eksperience rreth 10 ekonomista apo ekspert ekonomie nga qeveria Shqiptare ne administraten e lart te qeverise amerikane,qe ekonomia amerikane te merrte fund.
Vetem ekspert ekonomie nuk jane!Parate ne qarkullim jane si gjaku ne trupin e njeriut,pa te cilat ekonomia kapitsliste nuk mund te jetoje!Parate e shtuara ne qarkullim do te nxisin ne menyre te pashmangshme produktivitetin e ekonomise ne te gjithe sektoret e saj....!
Premtime parazgjedhura.
Po te jete per biznesmenet ,ata duan qe mundesisht punetoret te punojne nga 12 ore ne dite dhe me nje page qesharake prej 20000 lekesh.Me mire te kesh nje punedhenes grek ne greqi se nje punedhenes ne shqiperi.Biznesmenet tane te dale nga hici duan ta shtypin punetorin me kembe .Shumica i mbajne ne te zeze.Keto duhet ti shofi qeveria
PADYSHIM QE RRITJA DUHET TE BEHET JO MENJEHERE DUKE BERE RREGULLIMET PERKATESE RRUGES.......................DO KETE PROBLEME KRYSISHT NE TREG SEPSE DO KETE MOSBALLANCIM TE KERKESE OFERTES RRITJE. CMIMESH SI DHE DO RENDOJE PENSIONISTET DHE FAMILJET NE NEVOJE QE DUHET TE MBESHTETEN ME BONUSE MUAJ PER MUAJ DERI NE STABILIZIMIN E SITUATES.....................POR DUHET BERE SIC EDHE AMNISTIA FISKALE DHE KANABISI...MJEKSOR...............DO KETE NJE RREMUNE PATJETER POR DUHET PERBALLUAR DUKE KRIJUAR NJE TIP KOMISIONI QEVERITAR ME KOMPETENCA VENDIMARRESE ME EKONOMISTE REFORMATORE...............
Pirdhni, pirdhni o eksperte, se merrni per vete miliona, dhe qytetaret qe punojne ta ngrysin jeten me therrimet tuaja. Po te rriten pagat o eksperte, nuk largohet fuqia puntore dhe intelektualet, sebjane me mire prane familjeve. Por ju jeni be pergjithesi kontradiktore: njerzit largohen prej pagave te ulta-thoni ju, rriten pagat-ku do gjenden leket, thoni. Duket qe jeni eksperte te ndikuar: as po as jo, ec e merre vesh ekspertizen tuaj.
Eshte e lodhshme dhe e padobishme te degjosh keto komente e analiza qe vetem tregojne cfare nuk duhet bere. Po cfare duhet bere?
Po mor zotni, por jeni ju qe punoni akoma me dy libra llogarie, jeni ju (mbase jo ju personalisht) qe keni deformuar tregun, korruptuar administraten e keqtrajtuar punetoret. Ju doni akoma fitime 100% edhe ne kohe krize. Megjithate, ke te drejte kur flet per parate e pista. Qe kur hyne ne mase lavatricet e parase se droges qe mbolli banda mafioze rilindase u shkaterrua cdo gje
Sigurisht qe uqerve te biznesit nuk ju intereson sepse jane mesuar te fitojne ne kuriz te puntoreve duke i cfrytezuar deri ne palce dhe duke i hedhur nje lemoshe. Shkaku kryesor qe rinia po largohet nga vendi jane pagat super te uleta.
Bravo Edi! Bravo gjigand!100% vota vetëm për ty!
Hip se te vrava, zbrit se te vrava...kam kum
Vetem eksperte te ekonomise nuk jane.Fakti eshte.Shqiperija po zbrazet nga pagat teper te ulta.
Ekpertat e leshit. Deri tani thonin pagat jenë të ulta, tani janë kundër rritjes. Argumentat që përdorin janë llafe në erë.
Ekspertet jane kundra rritjes se pagave ,po kush hane jeta hale ekspert ? jane kelyshet e Non Grates , haleja e shqupit dhe Pylli Lirise , deri dje thonin pagat jane te ulta pensionet jane te ulta tani qe do me rrit ky thone jane larta si puna e gomarit ( uje te ngohte apo te ftohte ) ju jeni shume ndyrsira ,populli ju shef ,e prandaj do votojne Ramen e PS mbi 80 perqind ,ju hani sa te pellcisni
Unë mendoje kjo që po bëne Edi Rama, ështe një horhane e vertet, dhe kët munde ta bëne veç një sundimtar ose pushtus. Dhe ja pse, ku do në bote e përparume, perëndimore, rrogat në sektorin privat, jane më të paguara se rrogat në sektorin puplik, a po shtetrore. Veç në vendet e prapambetura islamike dhe ato komuniste si Shqiperija, rrogat në sektorin puplik jane më të paguara se ato në sektorin privat. Rama po të donte vertet me ndimue njerzit, vente 4 mi lek të vjetra në ore po zëme shembull, për të gjith njerzit që punone në repuliken e Shqiprise, siçe ështe në shumicen e vendeve perëndimore. Po jo Rama done që administrata në sektorin puplike të jen Skllever të pushteti, se pse marrin rroga gogja të mira, dhe të gjith të rine ose duhet që të ju lepin prapanicen pushtetarve për një vend pune në administration shtetrore ose duhet të largohen nga Shqiprija, se pse ne nuke kemi rruge tjeter. Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Edi Rama jane pushtus, dhe sundimtar të Shqiprise, jo udheheqes të tone
Pagat nuk kane ndikim me zgjedhjet sepse Rama i ka te fituara dhe sikur te mos beje fushate
Ekspert vari k…n.Ai rrit rrogat keta tregojne perraalla
Artikullshkruesi genjen. Te gjithe "specialistet" genjejne. Sektori privat, gjysma e tyre, i jep pagat ne te zeze, ca me arke e ca me banke. Pra nuk kane per ti rritur pagat realisht, thjesht duhet ti deklarojne. Detyrimi i tyre per te deklaruar pagat do rrise tatimin mbi te ardhurat dhe sigurimet shoqerore dhe keto para do shkojne per rritjen e pagave te sektorit publik si dhe pensioneve.
Bizinesi nuk duhet pare si Lopa qe duhe mjelle ??!!!_ thone Ato . Por......eshte Popullii qe duhet pare si Lopa qe duhet mjele.....EKSPERTET Nuk u ngopet kurre.
Shkrim i vyer, shpresoj te gjej kohe ta lexoje zoti Rama, i cili aktualisht ose nuk i keshillohet me te vetet ose i ka keshilltaret te paafte. Ben shume mire qe e riboton Tema.
Keta jane ekspertet .Keta qajne per popullin ketyre u digjet zorra per popullin keta nuk na i zenka gjumi naten per popullin .Keq me burre e keq pa burre me mir mos martohesh kurre .Jane ne opozite keta eksperte dhe kane frike se nuk do ti eci me blerja e votes me 5000 leke.
Mendoj se eshte teper vone kur cdo i ri qe takoj ka vetem nje qellim, te largohet. Keta eksperte plera pse nuk thone qe biznesi privat duhet ti trajtoj punonjesit si skllever. Ti mbaj sa ore duhet dhe ti lere pushim sic duhet? Normale se vete rrine kafeve dhe marrin nga 2000 € ne muaj.
Bravo opozita :Mendoni se duke kundershtuar rritjen e rrogave do te vini ne pushtet???Atehere cfar na premton opozita qe ne zgjedhjet qe po afrohen te votojme per kandidatet tuaj ???Lesh me qime moj Rrahime.
Bravo opozita :Mendoni se duke kundershtuar rritjen e rrogave do te vini ne pushtet???Atehere cfar na premton opozita qe ne zgjedhjet qe po afrohen te votojme per kandidatet tuaj ???Lesh me qime moj Rrahime.
A per ekspert qe kemi falna zot kemi sa te duash ti japim me qera ose pa qera edhe te tjereve neper bote.