Projektligji për amnistinë fiskale, Spaho: Qeveria do të fusi bishtin në shalë dhe do të tërhiqet

19 Korrik 2022, 18:49Ekonomia TEMA

Projektligji për amnistinë fiskale, Spaho: Qeveria do të fusi

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se qeveria tashmë do të tërhiqet nga projektligji për amnistinë fiskale.

Sipas tij, nëse do të miratohej projektligji për amnistinë fiskale, një proces i tillë do të godiste integrimin si dhe ekonominë në tërësi.

Spaho tha se përmes këtij projektligji qeveria u përpoq të ushtronte presion mbi BE.

Edmond Spaho: Qeveria në fazën e parë u përpoq të ushtronte presion edhe ndaj BE në lidhje me hapjen e negociatave qoftë me projektligjin për amnistinë fiskale qoftë me legalizimin e kanabis. Qeveria shqiptare do të tërhiqet ose SPAK do të tërhiqet nga ajo pjesë e cila ka të bjë me kodin penal. Gjithçka që vjen nga krimi i organizuar nga aktivitete të paligjshme pavarësisht se aty thuhet, do ta heqë nga projektligji. 

Ka dhe një risk tjetër, ndaj janë të shqetësuar dhe partnerët e huaj. Si është e mundur që paratë e marra në rrugë kriminale të nuk mund të pranohen. Qeveria do të fusi bishtin në shalë dhe do të tërhiqet nga ky projekt ndryshe nuk ka proces integrimi. 

Nëse miratohet një proces i tillë do të godiste integrimin si dhe do të godasë dhe ekonominë në tërësi, biznesin e ndershëm. Nëse biznesi i rregullt respekton ligjet në këtë rast i thuhet krimit të organizuar do të paguash një tarifë për të bërë legalizimin.

Përmes projektligjit për amnistinë fiskale qeveria shqiptare planifikon të ftojë shtetas shqiptarë apo të huaj të deklarojnë para që supozohet se janë fituar përmes evazionit fiskal, kontrabandës apo mashtrimit fiskal, me kushtin që të paguajnë një taksë minimale që fillon nga 5 deri në 10% të shumës së deklaruar.

Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe do të përfitojnë automatikisht amnisti nga përndjekja penale për krimet që janë kryer në krijimin e kësaj pasurie.

Komisioni Europian shprehu shqetësime serioze për nismën.

7 Komente

  1. v
    vang

    Do te beje o Spaho por me ndihmen e tyre.Sa per bishtin nen shale e keni futur ju qe nuk dini ku ta fusni me tej

    1. v
      vang

      Do te beje o Spaho por me ndihmen e tyre.Sa per bishtin nen shale e keni futur ju qe nuk dini ku ta fusni me tej

      1. h
        hik er bushter rrugesh. ta fusi ty ne bath

        doli ky llapaqeni i bandes histerike me bo gjasme Wind vs Fitores Historike qe arriti Gjigandi ne Europe ! - hani mut Karakurvat e Kombit . Eshte koha te largoheni nga Politika dhe vendin ta zene te rinje te shendoshe pa difekte ne tru

        1. S
          Salih

          Motra dhe kunati im kane 25 vjet ne Greqi dhe kane bere pune te# gjate gjithe kohes. Ata ne 25 vjet kane mundur te kursejne vetem 5500 euro....Jam I binder se, 98% e te gjithe atyre qe kane ikur para 20 vjtesh, NUK ka kurre mundesi te kene 2 milion euro te pa deklaruara!!!!. Amnistia e kryeministerit, mban ere fekale....

          1. k
            klemi

            Eh, i nderuar prof. a nuk te vjen turp qe sala ti ka shperlare trute e flet gjithmone brockulla dhe jo vetem flet por edhe vepron. Per moshen dhe nivelin tend eshte turp te biesh ne ato bataqe.

            1. p
              pyka

              Ha mut ha se nuk je ngopur me ate te salqenit tani haja Rames krejt ok ha mut dhe mos ndalo se te ben mire per moshen qe ke se je mesuar qe i ri te hashe.

              1. F
                Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                Amnisti fiskale që vite të tëra kanë blerë makina luksoze për të afërm, ndërtuar vila me këta lekë, dhe tani që ka rënë vrulli i punës të hiqen si viktima. Kurrën e kurrës.

                Lini një Përgjigje