“Pse u çmend domatja”, Fatos Çoçoli: Shqipëria ka rezistuar, s’janë rritur shumë çmimet, vetëm nafta

23 Prill 2026, 10:40Ekonomia TEMA
“Pse u çmend domatja”, Fatos Çoçoli:

Gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli, ka analizuar rritjen e çmimeve si pasojë e valës së fortë të ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Ai konsideroi që çmimi i karburantit ka ndikuar në ekonominë shqiptare, por ka theksuar se pavarësisht presioneve, vendi ka arritur të ruajë një stabilitet në çmimet e produkteve bazë.

Në Off The Record me Andrea Dangllin, gazetari u shpreh se rritja e çmimit të naftës është ndjerë drejtpërdrejt nga qytetarët, sidomos ata që e përdorin makinën për punë, madje tregoi dhe ndikimin që kjo gjë ka patur tek ai vet.

“Si qytetar e kam ndjerë tek makina që përdor sepse e përdor për arsye pune dhe është bërë më e shtrenjtë. Kështu që jam përpjekur të harxhoj diku më pak në mënyrë që ta kompensoj, sepse të ardhurat nuk janë rritur me shtrenjtimin e karburantit,” tha Çoçoli.

Sipas tij, si ekonomist ka pasur frikë se rritja e një elementi bazë si karburanti mund të sillte një rritje në çmime të tjera, por ndër ushqimet bazë, gazetari konsideroi vetëm domaten si produkt që ka pësuar rritje të lartë, madje duke thënë me batutë që "u çmend domatja".

“U frikësova si ekonomist shumë më tepër se mos kalonte tek çmimet e ushqimeve. Për fat nuk na është shtrenjtuar buka, nuk na është shtrenjtuar djathi, të lynët, ato mallra që i konsumojmë çdo ditë. U çmend domatja, por për disa arsye të tjera që s'kishte të bëin me karburantin, sepse fermerët u goditën dy herë nga përmbytjet, nga ngricat dhe e panë të arsyeshme që t'i rëndojnë një çikë çmimet e këtyre produkteve, fruta perimeve që quhen të hershme, pra që vijnë nga serat.”, u shpreh ai.

Në përfundim, Çoçoli vlerësoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri, ndërsa çmimi i naftës është rritur aktualisht me rreth 15-16%.

"Kështu që gjykoj se arritëm të rezistojmë si ekonomi. Vetëm nafta është shtuar. Tani që flasim është diku te 15, 16% me çmimin e fundit të bordit të transparencës. Ndërsa ushqimet për fat kanë rezistuar.", tha gazetari nga studioja e emisionit "Off the Record" nga Andrea Danglli. 

6 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do tte na shohen site....

    cmenja e damotes osht vetem fillimi....shiqioni kur te cmenet tranglli.....nuk do te nelet verr suniti a shiiti m'tiron e El bason..... hahahaha!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boli cocoli

      Ne nje vend me qeveri dhe opozite te cmendur, gjithcka cmendet dhe ti o Cocoli me gjithe ta! Merreni me pasojat, jo me shkakun! Shkaku eshte monopolet dhe shkaterrimi prodhimit bujqesor vendas! Vendet e tjera mund te kene arsye tjera!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Telling the truth

        Ketu cmendet dollari, euro, nafta, domatia, cmimet e shtepive etj etj... Ore mos jane cmendur ata qe i menaxhojne keto me siper, monopolistet dhe hajvanhajdut qeveritaret??!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Telling the truth

          Ketu cmendet dollari, euro, nafta, domatia, cmimet e shtepive etj etj... Ore mos jane cmendur ata qe i menaxhojne keto me siper, monopolistet dhe hajvanhajdut qeveritaret??!!

          Përgjigjjuni
          1. k
            kris

            pas Cocolit u cmend dhe domatja.Shyqyr qe kastravecin e kemi bashkekohor.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yp xhixhi

              Jo mër jahu,vetëm nafta o rrit pak,thote ky palogazetari by*lëpirës i qeverisë..! Ik mër id*ot ,se në nji shtet ligjor duhej te ishe ne burg ,që genjen shqiptaret sa here qe del nëpër tëvëra.Sepse je ti që ke mbrojt lajmin ‘e madh’ të naftes se gazit e naftes se Shpiragut,ku njerzit do hanin me ‘luge florini’ dhe je bërë kështu në këtë mënyrë qasjeje një manipulues ‘bindēs’ për reforma të ndryshme që kanë qenë bllof,si psh deri te ajo e pensioneve.Prej gojes tende ka dal sqarimi ‘i modh’ ,se si do ta merrnin bonusin pensionistet ,te pjestuar tani per 12 muajt e vitit,kur ne te vertete ca marrin e ca s’marrin fare,pot qe rradakja jote si ekonomist prane qeverise ,nuk e ‘kishte kapur’ qe te sqaronte,aq sa tani perveçse te rinjte ikin çdo ditë se gënjehen nga ćdo gjē që nuk funksionon në kētë vend,pensionistët si shtresa me vurnerabēl edhe pse te trajtuar keq ,ti me mediokritetin tend apo djallezine tende,aq sa ty të takon ,ndikove dhe e perçave këtë shtresë ,sepse nuk iu the të vërtetën të cilën e zbuluan kur shkuan ne sportele ,ku ca qe kane bere kontribute me shume nuk moren asgje ( se ishin në,apo mbi kufirin limit të përfitimit) ,duke treguar qarte djallezine e ligjit që bën diferenca,duke i shtyrë dhe ata ose ‘te vriten’ me njeri tjetrin,ose te ikin më shpejt nga kjo botë nga goditja që marrin nga shteti i tyre. Tani ti një palogazetar që vetëm ekonomist nuk je,thua që vetëm nafta o rrit..Po pse o ‘rrot cari’ kur rritet nafta a nuk rriten gjonat e tjera or trongull .!? Nejse ti s’prodho gjo dhe s’di ç’me thonë ,lu rolin e shejtan budallait…Po mirë o deb*l,nëse ti jeton me mall të importum,po vendet qe prodhojnë ku ti importo,me cfar prodhojne o gazep djali,po s’pate burime energjitike dhe nëse del ne treg,do ti blesh ato me çmimet e tregut ,ku sot jane te larta,a nuk del dhe prodhimi perfundimtar me kosto te larte dhe a nuk do te influencojnë ne rritjen e cmimeve,ne rritjen e inflacionit dhe ne kriza te tjera,deri jriza sociale o kaq*l..!? Nejse,vazhdo e ‘lëpij kockën’ që të kanë dhënë,se do mbijetosh dhe ti,se dhe vemjet janë gjallesa të kësaj toke …

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje