Puna në Gjermani, sa kushton të jetosh dhe të paguash taksa?

27 Qershor 2023, 18:11Ekonomia TEMA

Puna në Gjermani, sa kushton të jetosh dhe të paguash taksa?

Gjermania zë një peshë të rëndësishme në valën e madhe të emigrimit të shqiptarëve, qoftë për largimet për një vend punë, kushte më të mira jetese apo edhe studime.

Sipas shifrave zyrtare të Ambasadës Ggermane, qytetarët e larguar me viza pune është dyfishuar vitin e kaluar, në mbi 6500 individë. Ndërsa rreth 1745 të tjerë e ndoqën ëndrrën gjermane përmes kërkesave për azil.

Megjithatë, përballja me jetesën gjermane nuk përkon gjithmonë me pritshmëritë. Sipas juristit Rafael Todhe, i cili prej shumë vitesh ndihmon në Gjermani qytetarët shqiptarë me informacionet e duhura, të shumtë befasohen nga kostot shumë më të shtrenjta se planifikimi.

“Për sa i përket kostove të jetesës nuk janë të ulëta, janë shumë të larta sidomos në fillim, fillimet janë të vështira. Normalisht nëse një pagë minimale ose mesatare mund të jetë tek 2000 ose 2200 euro bruto neto shkon tek 1400-1600 euro. 

Edhe nëse duket një shumë e madhe nuk është shumë sepse nëse do merrni një banesë edhe ato më të voglat fillojnë nga 500-800 euro në muaj, në zonën e Bayern shkojnë deri në 1000 euro. Në fund nuk ngelet pothuajse asgjë”, thotë Todhe për A2 CNN.

Nëse e krahasojmë me rajonin, Shqipëria qëndron e parafundit për emigrantët me viza të rregullta, teksa këtë renditje e kryeson Serbia. Kjo sepse një pjesë e shqiptarëve i drejtohen tregut të zi, për të evituar taksat, që janë tepër të larta për ta.

“Ndoshta s’kanë qenë të informuar që taksat janë kaq të larta kanë shpresuar që do të ngelen pak më shumë. Por nëse kryhen veprimet siç duhen këto taksa në fund të vitit mund të merren mbrapsht. Marrja e informacionit në grupet shqiptare ka qenë pothuajse e pamundur. 

Shumë rrallë është dhënë informacion për këto tema. Pjesa më e madhe nuk e dinë se me deklarimin e të ardhurave marrin taksat e tyre mbrapsht”, thotë Todhe.

Por prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët e kualifikuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë edhe pa një kontratë pune.

“Një person ka të drejtën të vijë në Gjermani dhe të kërkojë një vend pune dhe nuk është i detyruar që në Shqipëri ta gjejë, nëse kanë mundësi të rrinë disa muaj dhe të bëjnë një kurs gjuhe, dhe të kenë mundësi të gjejnë një kontratë pune në vendin ku ndodhen”, thotë Todhe.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, profesionet më të kërkuara aktualisht në treg janë mjekët dhe infermierët, punonjësit e transportit, punëtorët e ndërtimit, por edhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së.

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    I nderuar zoti Todhe qe personi i punesuar ne Gjermani te marri nje page neto 1400~1600 euro duhet ta kete pagen bruto 2400~2760 euro pasi perqindja e taksave e tatimeve e sig shendetsore shkojne ne masen e 42% te pages bruto Cfare mund te bej njeiu me aq para nderkohe qe cmimi i baneses nqse do te jetosh vetem eshte mbi 1100 euro dhe nqse do te jetosh qe ta ndash me te tjere banesen nuk ka poshte 800 euro Po aboneja mujore qe fillon nga 70euro po drita uje taks tv etj Jetesa behet akoma me e veshtire nqse je me familjen dhe aq me teper kur punon vetem nje njeri ne familje Ne gjermani niveli i jetes ka rene dhe nuk eshte ai i Gjermanise se para 10 viteve. Blerja e nje shtepie me kredi eshte luks sidomos ne landin e Bavarise pasi cmimet jane shume te larta Te nderuar emigrante mos punoni kurre ne te zeze dhe te mos paguani ose te paguani shume pak sigurime shendetsore sepse nuk te qas njeri neper klinika apo spitale Fatura fillon sapo i telefonon Keto jane shume te verteta mos u genjeni nga njerez qe mburren se jetojne ne luks

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Ore je mire ti nga mendja? Njerezit ne shqiperi nuk duan te degjojne realitetin por duan te degjojne perrallat dhe pordhet me luksin e Gjermanise. Pse jua prish diten? Thuaji qe marrin rroge nga 5 mij euro muaji edhe te besojne. Thuaji qe vleresohesh, ke standarte, ka nivel te larte jetese, ke makine , shtepi, ha dhe pi sa te duash. Del neper reatorante e ben pushime cdo muaj ne Spanje dhe te del te kursesh te blesh shtepi ne shqiperi e te vish cdo 3 muaj. Po i the keto te besojne, po i the realitetin te marrin per budalla.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Sarkazma juaj eshte e drejte, por shpreh nje te vertete te madhe. Ne fakt, ata qe propogandojne emigrimin, jane nje shtrese e madhe e vete emigranteve, qe perballojne pikerisht ato kushte qe permenden ne artikull dhe ne komentet tuaja, por kur u ndodh qe te shkojne ne Shqiperi, u shesin mend te njohurve te tyre per gjoja jeten e luksit qe bejne ne enmigracion. Ky artikull dhe sidomos komentet tuaja me kujtojne nje histori te ndodhur ne 1993-shin. Ne nje lokal te Tiranes, ku shkoja shpesh per te pire kafene. Aty gjithmone shikoja nje zoteri ne moshe te madhe, te ulur ne nje tavoline te qoshes se lokalit. Lexonte gazetat e kohes dhe pinte kafene e tij pa u ngaterruar me diskutimet e zjarrta qe beheshin ne ato kohe ne te gjithe vendin, ku politika ishte tema qe mbizoteronte kudo. Nje nga djemte e lagjes, i larguar me ambasadat, kishte dite qe ishte kthyer nga Zvicra ku kishte perfunduar duke punuar ne nje fabrike cimentoje ne nje qytet qe nuk me kujtohet emri. Kur degjoi emrin e kompanise dhe qytetin, zoteria ne tavolinen tjeter ngriti koken dhe po shikonte me kersheri nga tavolina ku djaloshi i lagjes kishte mbledhur rreth vetes nja 10 djem te rinj, shoke te tij dhe po u tregonte per jeten ne Zvicer dhe me konkretisht ne fabriken ku punonte. Sic mesova me vone edhe plaku qe permenda me siper, ishte nje emigrant kosovar qe kishte punuar per mese 40 vjet ne te njejten fabrike dhe kishte ardhur ne Shqiperi per te jetuar si pensionist, pasi ne Kosove nuk i kishte mbetur anje i afert apo familjar. Djaloshi po u thoshte shokeve qe e degjonin me gojen hapur se si ne dreke, ne mensen e fabrikes, ai shtypte nje suste dhe i dilte pula e pjekur. Kur degjoi keto fjale, pensionisti nga Kosova, nderhyri duke i thene: - Po lum miku, ate susten e shtyp ti, po ne vend te pules te del thesi i cimentos qe duhet me e mbajt ne kurriz per ta ngarkuar ne kamion. E njejta gje ndodh edhe sot, me llafazanet qe bejne nje jete te mjeruar, por hiqen si zoterinj kur vijne ne Shqiperi. Me kete nuk dua aspak te them se te gjithe emigrantet bejne jete te keqe, pasi jane edhe nje shtrese e vogel njerezish te arsimuar dhe inteligjente qe e kane gjetur veten edhe ne emigracion. Problemi eshte tek disa qe askush me pare nuk u ka thene "puna e mbare", por qe shesin mend, kur vec mend nuk kane patur ndonje here dhe eventualisht nuk kane per te patur ndonje here.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Operacioni Zjarri

        Eh mor cuna po pse nuk thoni ju qe qenkemi me mire ne ne Shqiperi. Ose e dini, me mire mos e thoni se ka rrezik te vijne gjermanet ketu tek ne. Kush mban me buke edhe ata. Shkurt o cuna ne duhet te krahasohemi me Zvicren se Gjermanise ia paskemi futur.

        Përgjigjjuni
      3. A
        Aroni

        Sa kushto viza punsmi ne gjermani

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje