Rekordet shqiptare në Europë, 31% e ekonomisë shkon për bukë dhe ushqime

3 Janar 2024, 20:20Ekonomia TEMA
Rekordet shqiptare në Europë, 31% e ekonomisë shkon për

Shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave mujore për t’u ushqyer, dhe për këtë kryesojmë në Europë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se kur mesatarja e europiane e shpenzimit për ushqime është 6.3% e prodhimit të brendshëm bruto, në Shqipëri kjo shkon në 31%, duke e renditur vendin tonë të parin në Europë.

Pas Shqipërisë në vend të dytë është Mali i Zi, i ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane.

Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së.

Shpenzimet rekord janë dhe për vajra e yndyra, në 1.5% të PB-së, nga 0.2% që është mesatarja europiane.

Për fruta e perime shpenzohet 11.8% e PBB-së, sërish më e larta në Europë, nga 1.4% që është mesatarja europiane

Edhe për mishin, Shqipëria kryeson, me shpenzime që arrijnë në 6% të PBB-së, nga 1.4% që është norma.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë dhe malit të Zi. Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

6 Komente

  1. l
    lani

    Shqiperine e kan drejtuar edhe e drejtojne hajdutat kriminelat te pa aftit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aaaaaaaaaa

      Hajde mirqënie hajde. Punojm për bukë dhe pirdhemi gjith ditën......

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacidhja

        per pensonistet kjo shifer e kalon 100 perqindshin

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Po me ato rroga te ulta, nuk mund te kete perqindje tjeter! Pensionistet harxhojne te gjithe rrogan per te ngrene dhe paguar dritat! Shtet kurve!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z. MODERATOR , TE LUUUUUTEM PUBLIKOJE KOMENTIN TIM

            SEPSE ME BUKEN PO ABUZOHET SHUME , QOFTE NE CMIM , QOFTE NE GRAMATURE . QEVERIA KA NJE ORGANIZEM SHTETEROR PER KONTROLL DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TE QYTETAREVE , POR AI DUKET SE ESHTE NGRITUR VETEM PER TI HEDHUR HI SYVE POPULLIT , ESHTE KORRUPTUAT DERI NE KERTHIZE , AQ SA MUND TE VIHET NE DYSHIM QE EKZISTON APO ESHTE SHKRIRE . NUK KEMI DEGJUAR AS EDHE NJE HERE TE VETME , ME VITE TE TERA QE KY INSTITUCION TE TREGOJE SE EKZISTON DHE FUNKSIONON , DEGJOJME CDO DITE VETEM LEVDATA SE SA KA ARRITUR NUMURI I TURISTEVE QE HYJNE NE SHQIPERI DHE TYRLI TYMUESE PROPOGANDISTIKE E TRULLOSESE PER TRURIN E QYTYETAREVE , POR PER BUKEN QE ESHTE USHQIM BAZE NUK KUJTOHET KUSH , BILE AS MEDIAT TONA QE I PAGUAJME AQ SA PAGUAJME EDHE QEVERINE !

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Cfare skandali

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje