Sektori i turizmit dyfishon pagat në Vlorë, afro 600 të huaj të punësuar

7 Mars 2023, 21:40Ekonomia TEMA

Sektori i turizmit dyfishon pagat në Vlorë, afro 600 të huaj

Edhe pse sektori i turizmit po rrit pagesat, mungesa e fuqisë punëtore po orienton kërkesën drejt të huajve.

Sidoqoftë në fokus, sipas kreut të operatorëve të turizmit për jugun, mbeten të rinjtë shqiptar.

“Shpresoj që informacioni që po japim çdo ditë në rrjete sociale apo media, që ata që janë pa punë, të marrin informacionin e duhur që kushtet e punësimit nuk janë si para dy apo katër vitesh por janë shumë të mira, pagat pothuajse janë dyfishua , kushtet e punës janë bërë më komode nuk ka më pagë minimale,” – u shpreh Vasil Bedinaj.

Menaxheri i një prej strukturave hoteliere të qytetit, tregon se stafet janë gjithëvjetor, por në sezonin veror fluksi kërkon shtim të forcës punëtore.

Menaxheri i një prej strukturave hoteliere të qytetit, tregon se stafet janë gjithëvjetor, por në sezonin veror fluksi kërkon shtim të forcës punëtore.

“Jemi të hapur jo vetëm për Vlorën por për gjithë Shqipërinë që të kemi njerëz të kualifikuar dhe të kemi forcë punëtore. Por duke pasur parasysh edhe ikjen edhe emigracionin që është duke pasur shumë kohët e fundit po shohim edhe për të huaj,” – tha menaxheri, Jetmir Shabani.

582 shtetas të huaj të punësuar në Vlorë 

300 italianë

70 turq

30 indianë

30 polakë

20 kosovarë
20 amerikanë

Burimi: Zyra e Punës në Vlorë

Në disa subjekte të huajt nga vende si Bangladeshi apo Nepali kanë ardhur si punonjës për të gjetur mundësinë e kalimit në Europë, e për këtë arsye, bizneset tashmë janë fokusuar te fuqia punëtore në Filipine apo Bali, ndërsa kërkojnë nga shteti shqiptar thjeshtim të procedurave.

5 Komente

  1. D
    Done

    Sektori real i punesimit informon: 300 italianë te pusuar si meposhte 290 tek sektori i menaxhimit te ujrave dhe mekanike te mjeteve lundruese. 10 per aventure 70 turq te punesuar si meposht: 50 menaxhim i ujrave 20 menaxhim i 50 te parve plus disa te tjerve 30 indiane, disa do rrine disa do ikin 20 polak, te papercaktuar 20 amerika, 18 te punesuar per hoby, 2 vezhgim

    1. V
      VLONJATI 24KARAT

      PSE GENJENI ORE LEGENA NE VLORE DY MUAJ PLAZH 10 MUAJ TE SHESHI I FLAMURIT. NUK KA TURIZEM NE VLORE KA LLAPAQENER

      1. O
        O

        S’kemi buk ore. Duam kafe

        1. R
          Realiteti

          Sa jane Pagat nuk thote,,por dyfishuar,,,nuk mund te shisni nje Red Bull 6 ose 8 mije leke e nje Koktej nga 7 deri 10 mije leke pra jane Çmime evropiane ne Rajon dhe te paguani Punetoret Shqiptar me 1,5€ Ora … juve te fitoni si ne Itali e te paguani si ne Bangladesh…nuk ka asnje Shtet qe te ket zgjidhur Tregun e punes ne Turizem nga te huajt,se levizin gjithmone..Po nuk thate nje rroge Dinjitoze e trajtim Dinjitoz,kurre nuk do keni Sherbim te mire.Do mbushni xhepat nje sezon apo dy por do mbeteni vetem….Zgjidhja eshte paguani Shqiptaret mbi 700€ ne muaj ne Vere se keni mundesi….jo te gjithe tuajat…Nuk mund te kesh cmimet si ne Itali e Greqi e te paguash 400 mije leke nje Shqiptar e ti mbani nga 10 ore cdo dite,,ja bini lapsit…per te njejten pune greket paguajne 1200 ~1500€ ne muaj njesoj edhe italianet…çmimet e jeteses jane te larta njesoj si jashte ketu ne Shqiperi me cfare do jetoje nje njeri me 400 mije qe i jepni juve e ta mbani nga 10 ore cdo dite cdo muaj…

          1. E
            Eni

            Ore njerez e kuptoni qe po bejne trafik pronaret e Firmaveme klandestinet? Duhet ndaluar kjo procedure sa nuk na kane vendosur dhe neve vizat Europa.

            Lini një Përgjigje