Shpimet për gjetjen e naftës dhe gazit në pusin Shpirag 5 vazhdojnë, dhe kompania kërkuese është optimiste për zbulimet që do të bëjë.
Zona e Shpiragut në qarkun e Beratit, është e vetmja ku po kërkohet në territorin Shqiptar, ndërsa Shell iu përgjigj interesit të Euronews Albania për procesin.
“Aktualisht, ne po kryejmë shpime në pusin Shpiragu-5, që është pjesë e programit tonë të vlerësimit për zbulimin e Shpiragut. Shpime të mëtejshme do të jenë të nevojshme në pusin Shpirag 4, përpara se të mund të marrim vendimet nëse nafta dhe gazi mund të prodhohen për t’u tregtuar”, ishte përgjigja e kompanisë.
Procesi i kërkim-zbulimit zgjat në kohë, por shpresat që nën tokën e kësaj kodre të ketë një rezervuar të madh nafte, e për të nisur më tej prodhimin janë të larta. Kjo pasi vetë Shell e ka krahasuar këtë zonë me Val d’agrin në Italinë Jugore, ku prodhohen çdo 24 orë, 85 mijë fuçi, e që me çmimin e bursës arrijnë deri në 7-8 mln euro në ditë.
“‘Shell’ ka investuar miliona dollarë në Shqipëri deri tani. Nëse faza e vlerësimit rezulton e suksesshme, atëherë ne do të përpiqemi të prodhojmë naftë dhe gaz natyror në partneritet me qeverinë e Shqipërisë. Projekte të tilla zhvillimi mund të jenë një faktor transformimi për një vend pritës, duke gjeneruar të ardhura nga taksat, duke krijuar vende pune dhe duke tërhequr investime të huaja në ekonomi”, shprehet kompania.
Fuqia ekonomike që sjell prodhimi i naftës dhe shfrytëzimi i saj në vendin tonë për afro një shekull, ishte temë emisionit Money në Euronews Albania këtë fundjavë.
Lajmi eshte i mire por do te ishte mire qe Shteti shiptar te ishte partner qe fitimet te ishin te medha. Po si i behet nese Shell nuk paguan taksa, ose raporton sasira me te vogla nga ato qe nxjerr? Sepse keshtu ka ndodhur me kompanite e krijuara nga Berisha me gangsteret e tij.
Jo mor se keta te Shellit duken djem te mire, Sjiko si thote ai: Do hapen vende pune dhe do pasuroemi ne nga taksat qe do paguajne ekta ...Ndersa fitimet per Naften ti marrin vetem keta bythqirat e Holandes e Britanise, Por qe kuptohet qe keta nuk do paguajne taksa fare, se dihet avazi i ketyre te huajve , se gjasme kane harxhuar miliona dollare dhe derisa te mbulojne keto shpenzime nuk do paguajne taksa per nja 50 vjet. Pra ne e kemi naften qe ta marri Anglezi e hollandezi per veten e tyre, se kjo eshte demokracia lol Me e mira do ishte ti ndiqje jashte keta qelbesira dhe te lidheshe me ndonje firme shteterore Kineze . me te cilen te beje nje kontrate per ndarje fitimi 50/50
do ta bejne edhe keta si Bankers, do te investojne ndonje banjo shkolle 8 vjecare do vedosin ca stola per pensionistet,dhe do te mbjellin ca peme neper bulevarde, kurse me naften shqiptare qe eshte nen dhe do te bejne cte duan
Ore mos na jepni lajme te tilla se po coroditemi me endra si molla e ndalume e Migjenit . Duam lajme qe te thuhet :Nafte ka sa te dhiten shqiptaret ne brek e te mos e rruajne me.Ti thon mizerjes dhe fukarallekut :Ik pirdhu . Ky njoftim del sa here kemi fushata elektorale .Mos u lodhni kot .Nuk na genjeni dote me .
Te kujton premtimet e sumqirit Laver (gyzeleve): ne pesevjecarin tjeter do te hani (vec te gjatit)buke gruri...... gezuar ramazonin
Keta qe shkuajn apo zhgarrabisin nuk dine per cfar shkuajn Shell nuk e di akoma situaten dhe po ta dij keto mbahen secret deri ne vlerimin perfundiptar A ka ndonje information nga Shell per Shpiragun? Pergjigja eshte, jo
Shell s paguan taksa këtu në Hollande jo të paguajë në Shqipëri. Ka një xhiro vjetore prej 50 miliardë euro , por ka shumë shpenzime dhe s fiton gjë????
Ekonomi tregu në dëm të popullsis. Biznes me paturrexhinjt. Për çdo gjo fajin Saliu. O ropqirsa po aty i keni pérdit tu fol në tv pse si fusni në burg.