Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave që janë përditësuar së fundmi nga Eurostat.
Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.
Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.
Vendi i dytë pas Shqipërisë ishte Rumania, me 17.9%, i ndjekur nga Suedia, me 15.7%.
Në rajon, pas nesh renditet Maqedonia e Veriut, me 13.3%, e ndjekur nga Bosnja me 2.5%, Mali i Zi 11.4% dhe në fund Serbia me 9.6%.
E fundit në Europë është Greqia, shpenzimet nominale të së cilës për ndërtimin ishin vetëm 4.9% e PBB-së.
Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme ndikuan në gati 50% të rritjes ekonomike
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023.
INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023.
Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje, ku efekti më i fortë ishte në tremujorin e parë dhe të fundit.
Po sipas INSTAT, aktiviteti i ndërtimit arriti në 235 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro, me një rritje preale prej 9.7%. Ashtu si pasuritë e paluajtshme, edhe ndërtimi rinisi ciklin pas vitit 2019.
Sipas të dhënave të INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.
Po çunat e dubait skan me i maj nën dyshek aty do i fusin ne beton se jan të sigurta
Rritja e turizmit dhe blerjet paraprake pra me parapagese kane influencuar.......Rritja e pagave do te jete ajo qe ndez motorin e ekonomise por ajo qe do ta shtoje shpejtesine do jete amnistia fiscale......por shpejtesia do ishte me turbine po qe se legalizohet prostitucioni dhe kanabisi.......Bejini keto tre reforma dhe do mbaheni mend ne histori.......ATA QE FLENE GJUME PRA QE PRESIN TU JAPE SHTETI. PA PUNE LE TE PRESIN SE VETEM BUKE DO HANE THATE........ATA QE PUNOJNE DO SHOHIN REZULTATET E PUNES....... SHQIPERIA ESHTE NE RRITEN E DUHUR......MERITE E PS DHE EDI RAMES.......EDI RAMA I DJATHTE DHE PS E MAJTE ...KOMBINIM I SHKELQYER.....
Sa para ke fshehur zotrote qe kerkon amnisti?
Sa tē kemi hashash dhe drogē, ekonominē do e kemi tē fortē.