Apple paralajmëron rrezikun nga ky veprim që të gjithë e bëjmë me iPhone

17 Gusht 2023, 12:03Hi-Tech TEMA

Apple paralajmëron rrezikun nga ky veprim që të gjithë e

Gjiganti i teknologjisë Apple ka paralajmëruar përdoruesit e smartfonëve iPhone të mos flenë me telefonat e tyre kur janë duke u karrikuar.

Apple thotë se nga ky veprim mund të vijnë rreziqe si zjarri, kontakti me rrymën elektrike, dëmtimi i iPhone apo i sendeve të tjera.


Më i madh bëhet rreziku kur ju zë gjumi me telefon në duar, poshtë jastëkut apo poshtë trupit. Kompania thotë se pajisja ka nevojë për ventilim gjatë kohës që është duke u karrikuar, për të parandaluar rritjen e temperaturës.

"Mos flini me pajisje, përshtatës energjie ose karikues, ose mos i vendosni nën batanije, jastëk ose trupin tuaj, kur është i lidhur me një burim energjie", paralajmëron Apple.


Më tej, Apple thotë se përdoruesit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të përdorin vetëm karikues të prodhuar nga Apple, apo karrikues të tjerë që janë aprovuar nga Apple dhe në përshtatje me rregullatorët e secilit shtet ku përdoren.

Lini një Përgjigje