Bashkë kundër krimeve me kriptomonedhat – Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare

30 Maj 2025, 20:50Hi-Tech TEMA
Bashkë kundër krimeve me kriptomonedhat – Antimafia italiane do

Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.

Kjo u bë me dije gjatë takimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda me drejtorin e Hetimit Antimafia të Italisë, Gjeneral Lejtnant Mikele Karbone.

Sipas këtij të fundit, ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi. 

Karbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Lini një Përgjigje