X në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

24 Maj 2025, 19:30Hi-Tech TEMA
X në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme.

Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t'u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.

Kompania nuk ka ofruar ende një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi më 10 mars 2025, kur Musk e cilësoi si një "sulm masiv kibernetik" të realizuar nga një grup i koordinuar ose një shtet.

Për momentin, disa përdorues kanë raportuar përmirësime të shërbimit, por ende ka pasiguri nëse problemi është zgjidhur plotësisht. Për ata që kanë vështirësi të qasen në platformë, përdorimi i një VPN mund të jetë një zgjidhje e përkohshme. 

1 Komente

  1. q
    qytetari

    Menyrat e banditizmit apo njesiteve guerrilje jane vene ne funksionim nga individe, shoqata apo shtete qe jane kunder Elon Musk per qendrimin ne zgjedhjet e fundit, demokraci quhet vetem nqs eshte ne sherbim te diktaturave socialiste dhe jo demokracia e vertete ..!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje