BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar – Patenta e re dixhitale do të jetë në telefonat celularë

2 Mars 2023, 22:40Hi-Tech TEMA

BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar

Komisioni europian propozon rregulla të reja për të shtuar sigurinë rrugore në Bashkimin Europian. Për këtë arsye është projektuar patenta dixhitale e vlefshme në të gjitha vendet anëtare dhe parashikohet që praktika për automjete dhe kamionë të mund të nisë që në moshën 17 vjecare; dhe nëse e kalojnë testin do të mund të ulen në timon vetëm pasi të kenë mbushur 18 vjec. Përgatitja dhe testi për patentën do të përqendrohen më shumë në sigurinë e kalimtarëve, ciklistëve, motorëve dhe mjete elektrike. Gjithashtu do të ketë shpërndarje të të dhënave në të gjithë Bashkimin Europian për ata të cilëve i është pezulluar patenta. Parashikohet dhe një masë për disa shkelje si parakalim i rrezikshëm, shkelja e vazhdueshme e vijave dhe kundravajtja.

Patenta dixhitale parashikohet që të funksionojë jo vetëm brenda kufijve të Bashkimit Europian por dhe jashtë tyre. Në një të ardhme shumë të afërt të gjithë mund ta kenë patentën në aparatet e tyre dixhitale, por pa i hequr të drejtën të vazhdojn të mbajnë atë plastike.

Komisioni europian prezantoi në këtë mënyrë propozimet për modernizimin e normace për patentën, dhe dispozita të reja për lehtësira në aplikimin ndërkufitar dhe rregullat e trafikut rrugor.

Më shumë se 20 mijë viktima janë shënuar në rrugët e BE-së në vitin 2022 dhe në pjesën më të madhe viktimat janë kalimtarë, ciklistë dhe përdorues të mjeteve elektrike e motocikleta. Objektivi është ai për të mos pasur më asnjë viktimë në rrugë brenda vitit 2050.

1 Komente

  1. P
    Phoenix

    Nje hap me afer, qe tu heqin makinat private.

    Lini një Përgjigje