“Gjëmimi i Heshtjes” nga Audi mbledh admiruesit më të zëshëm.

15 Shkurt 2023, 16:17Hi-Tech TEMA

“Gjëmimi i Heshtjes” nga Audi mbledh admiruesit më të

Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson në Shqipëri, Audi, mblodhën
këtë të dielë klientët, dashamirësit dhe admiruesit e markës më të dashur nga shqiptarët.
Në eventin e quajtur “Gjëmimi i Heshtjes”, shtëpia e madhe e Porsche Albania u
shndërrua në një forum të shumë modeleve historike të Audi dhe të apasionuarve pas
stadit tjetër të transportit automotiv; të ardhmes elektrike.

Eventi u organizua pranë zyrave qendrore të koncesionarit, në autostradën Tiranë –
Durrës, duke shërbyer si një bashkim i të gjithë apasionuarëve pas Audi nga Porsche
Albania.

Përveç modeleve të ndryshme ndër vite nga Audi që vetë të apasionuarit sollën në festë,
surpriza që i shtoi më shumë shijen këtij takimi ishte shpalosja e modeleve më të fundit
elektrike Audi, si modeli Audi e-tron. Të pranishmit patën mundësinë që të shikonin nga
afër disa nga modelet më autentike, por edhe ato teknologjikisht më të përparuara.
Ndërthurur edhe me muzikën e përzgjedhur dhe shijeve të kuruara kulinare, ky event
ishte gjithashtu një materializim i promovimit që bëhet nga Audi për të shtuar perdorimin
e makinave elektrike, duke ndikuar kështu në mënyrë të prekshme në përmirësimin e
mjedisit dhe në zhvillimin tonë të qendrueshëm.

Në një deklaratë për median tonë, Drejtoresha e Marketingut dhe Marrdhënieve me
Publikun. Znj. Elona Mera u shpreh entuziaste për këtë event për vetë ngrohtësinë e
shtëpisë që audienca e pranishme përcolli, por edhe për përqafimin kaq natyral që ka
ndjerë nga e gjithë familja e klientëve dhe dashamirësve të Audi, për transportin elektrik.
“Ky takim erdhi si një moment krenarie për bilancet tona në raport me transportin
elektrik, por edhe si një “deklaratë” e bukur që lëshuam nga premisat e Porsche Albania
me klientët dhe miqtë tanë, drejt të ardhmes së shëndetshme.

Transporti elektrik është e tashmja dhe e nesërmja; realiteti i paevitueshëm i lëvizshmërisë në Shqipëri dhe Porsche Albania do të jetë aleati i duruar që çdo burim njerëzor dhe teknologjik do ta
bëjë të aksesueshëm për këdo që i bashkohet këtij misioni të qëndrueshëm dhe frymëzues” – shprehet Elona Mera.

Lini një Përgjigje