
Andy Duro, një i ri shqiptar i talentuar në fushën e zhvillimit të softuereve, i cili jeton dhe punon në SHBA, ishte së fundi pjesë e një interviste me David Noble në programin e tij “The David Noble Show” për të zbuluar projektin e tij të ri dhe disi kontroversial: “Two Cents,” që është një media sociale ku në vend të një emri përdoruesi, identifikimi bëhet përmes pasurisë neto të verfikuar të çdo përdoruesi.
I diplomuar në Universitetin e Connecticut, Duro është ndërkaq i njohur në rrethet e teknologjisë për disa ndërmarrje eksperimentale. Gjatë intervistës me David Noble, Andy e përshkroi projektin e tij të ri, “Two Cents” si “Reddit, pork u besueshmëria e përdoruesve mbështetet nga balanca e llogarisë së tyre bankare.” Aplikacioni verifikon pasurinë neto të përdoruesve përmes sistemeve të treta të integruara, duke inkurajuar kështu një arenë dixhitale ku transparenca financiare dhe reputacioni do të konkurrojnë për influencë.
“Kjo është me gjasë ideja më e mirë që kam patur,” tha Duro, “Është një skenë globale ku njerëzit e mençur mund të lidhen me njëri-tjetrin dhe të gjykojnë e të gjykohen nga ajo çfarë kanë arritur vetë.”
Por, Duro u shpreh gjatë intervistës se platforma që ka ndërtuar nuk shërben vetëm për të treguar pasurinë. Në fakt, ai planifikon të shtojë një tjeter funksionalitet, përmes të cilit përdoruesit do të shpërblehen për parashikimet e sakta financiare që do të bëjnë.
Edhe pse ende private, platforma ka tëherqur mjaft përdorues me pasuri që kalojnë vlerën e 1.3 milionë dollarëve. Por, Duro thotë se “Kjo nuk është një shifër e lartë. Në fakt, pjesa më interesante do jetë kur dikush më i zgjuar por i varfër të regjistrohet vetëm për t’i treguar të pasurit se e ka patur gabim për diçka.”
Rrugëtimit i Duros deri këtu nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Ai thotë se u pushua nga puna në ditëlindjen e tij të 24-t dhe pikërisht këtu nisi rrugëtimi i tij drejt sipërmarrjes. Ai rrëfeu dhe historinë se si një postim online i bërë nga nëna e tij në lidhje me CTO-në e OpenAI, Mira Murati, i mundësoi atij një takim të papritur me të në San Francisco.
Duro thekson se qëllimi i tij nuk është të ndërtojë thjesht një aplikacion social, por një platformë, e cila do të identifikojë dhe ndërlidhë talentet e vërteta në një botë ku njerëzit po ndihen gjithnjë e më të bllokuar nga algoritmet e mediave sociale ekzisutese.
Duro, të ka marrë në telefon Edi Rama, apo jo? Në s'të ka marrë, mos u habit kur t'ju marrë. E ka fiksim të dalë në foto me njerëz të talentuar, i duket sikur është i shkallës së IQ tuaj, do pa tjetër të vjedh diçka nga fama juaj, pavarësisht që e shet këtë si mbështetje për talentet. Por nuk të bije më në qafë, për kaq i duhesh dhe të do, propagandë hesapi.
Ka lezet kur shikon të rinjtë shqiptarë që shkëlqejnë në jetë, në edukim dhe biznes kudo në botë.Të lumtë djalosh.
Mero, lajme të tilla na nxirr se na mbytën Mulat, nongratat dhe kriminelët. A thua se vetëm ato dimë të nxjerrim si komb.
Shume ide e mire. Lista e njerezve te suksesshem: Tom Doshi Vangjysh Dako Visi pojes Olta Xhacka Salillari Ragami Zeni Kunati Lulit Zamiri i Bitijes Mand Duka Ilir Dymetroshi Erion Bq Lista eshte sh e gjate…. Sipas pasurise…. Te qifsha start bythen o Mero
U tha ,c’u tha-nuk mora gje vesh Te lexoj ndonje shqip tani
https://m.youtube.com/shorts/kfnsNxOCeDw?fbclid=IwQ0xDSwLPW55leHRuA2FlbQIxMQABHmfNRdI475mLWCLk4VoM7vNmwlOQuj61Y2Cj6rtW6tzBnrCfE5E9jwiOrsQb_aem_7qhQXtO_RZb7-vgapIJh7g
Andi Duro: Zëri i Ri Shqiptar në Teknologjinë Amerikane Në një botë ku teknologjia po zhvillohet me një ritëm të frikshëm, një emër shqiptar po ngrihet fuqishëm në skenën amerikane të inovacionit: Andi Duro. I lindur në Shqipëri dhe rritur mes ëndrrash të mëdha, Andi emigroi drejt SHBA-së për të ndjekur studimet në University of Connecticut, ku u diplomua si inxhinier softueri. Por ai nuk u ndal me kaq. Me pasionin për zgjidhje praktike dhe dëshirën për të thyer barrierat sociale, ai krijoi një startup që po tërheq vëmendjen e investitorëve dhe medias në mbarë Amerikën. Startup-i i tij, “Two Cents”, është një platformë revolucionare që sjell një qasje të re mbi transparencën financiare. Në një kohë kur bisedat rreth parave janë ende tabu, Andi krijoi një mjet social që lejon përdoruesit të ndajnë balancat e tyre bankare në mënyrë anonime – duke i kthyer shifrat në bisedë, dhe paragjykimin në mirëkuptim. Me këtë ide të guximshme, ai jo vetëm që ka sfiduar standardet e privatësisë financiare, por edhe po hap rrugë për një formë të re komunikimi – të ndërtuar mbi realitetin, jo pretendimin. “Nëse s’e themi të vërtetën për ku qëndrojmë financiarisht, si mund të mësojmë nga njëri-tjetri?” – shprehet ai në një intervistë të fundit në David Noble Show. Sot, Andi Duro është më shumë se një programues. Ai është një udhëheqës i brezit të ri, një zë për emigrantët që duan të ndërtojnë diçka me kuptim, dhe një shembull i suksesit shqiptar në diasporë. Nga një djalë i thjeshtë shqiptar me laptop në duar, ai është shndërruar në një mendje krijuese që po ndikon drejt për drejt në mënyrën si mendojmë për paratë, privatësinë dhe komunitetin. Nëse e ardhmja i përket atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe, atëherë e ardhmja është e Andi Duro-s.
Lajm shumë interesant. Të kesh mendje nuk do të thotë të jesh I pasur. Bravo djalosh!