FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur amerikan! Ja sa do të kushtojë

17 Qershor 2025, 15:59Hi-Tech TEMA

Organizata Trump zbuloi të hënën një plan për telefona celularë dhe një smartphone me çmim 499 dollarë që do të lançohet në shtator.

Shërbimi i ri, Trump Mobile, do të ofrojë një plan prej 47.45 dollarësh në muaj që përfshin biseda, mesazhe dhe të dhëna të pakufizuara, si dhe asistencë rrugore dhe një “Përfitim Tele-Shëndeti dhe Farmacie”, sipas faqes së tij të internetit.

Kompania, në pronësi të Presidentit Donald Trump, njoftoi gjithashtu se do të shesë një telefon inteligjent “T1”, i cili duket se ka një mbulesë metalike me ngjyrë ari të gdhendur me një flamur amerikan.

Ky projekt i ri i Perandorisë së Bizneseve të Presidentit Amerikan do të drejtohet nga dy djemtë e tij Donald Trump Junior dhe Eric Trump.

Gjatë prezantimit të Celularit dhe Shërbimit të telefonisë në Trump Tower, Donald Trump Junior u shpreh se ky celular dhe linja telefonike e krijuar prej tyre do të ofrojë një paketë të plotë shërbimesh duke përfshirë asistencë rrugore për automjetet dhe mesazhe të pakufizuara në 100 vende të botës.

Trump Mobile pretendon se ofron mbulim të krahasueshëm me Verizon, AT&T dhe T-Mobile, tre operatorët më të mëdhenj në SHBA. Megjithatë, kjo lëvizje e familjes Trump ka ngritur shqetësime për konflikt interesi, pasi kompania po hyn në një industri të rregulluar nga agjencitë federale që ndodhen nën kontrollin e presidentit.

Kjo konsiderohet një situate e ndërlikuar për Kryetarin e Komisionit Federal të Komunikimeve i cili tashmë duhet të mbikqyrë një rrjet që mban emrin e vetë presidentit.

FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur

2 Komente

  1. 1
    1997

    Është një telefon kinez që ne treg shitet 180 dollarë (Trump do ta shesë për 499 dollarë), ah ah ah

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar

      Po jot'ëmë kur do " Lancohet " or gazetar plepash ?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje