100 mijë shqiptarë me kriptomonedha

30 Maj 2025, 22:00Hi-Tech TEMA
100 mijë shqiptarë me kriptomonedha

Të prodhosh kriptomonedha në Shqipëri përbën vepër penale.

Pavarësisht kësaj, në Tiranë u zhvillua Samiti i Cryptos për Ballkanin, ku 106 kompani nga vende të ndryshme të botës e shohin vendin tonë si “fermën” ideale për të prodhuar paranë dixhitale, bitcoin.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Këto kompani serioze të fusin rrënjët e tyre këtu për ta bërë Shqipërinë si vendi kryesor prodhues për kriptot në Ballkan.”

Ngritja e fermave ku prodhohet bitcoini bëhet afër kabinave elektrike ose hidrocentraleve, sepse të prodhosh kriptomonedha kërkon shumë energji. Por këto ferma që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale nuk janë të sigurta për shqiptarët, sepse sipas ekspertëve ato janë skema mashtrimi për personat që kërkojnë të pasurohen shpejt në kohë. Një realitet të tillë shqiptarët e provuan gjatë viteve ’90 me skemat piramidale.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Në Shqipëri është e vërtetë që bota e kriptomonedhave përdoret nga bota e nëndheshme, pasi ka disa forma që përdoren për prodhimin e kriptove. Prodhimi ilegal ka krijuar kompani të rreme. Krijon një fasadë që është e Web3 ose e kriptomonedhave, por nuk ka asnjë projekt serioz. Këtë gjë do ta quaja skemë piramidale.”

Por që paraja digjitale të prodhohet në formë të rregullt, duhet vullneti i qeverisë dhe ai i kompanive që ofrojnë sisteme të sigurta. Të prodhosh kripto, do të thotë të përfitosh.

Emir Allen, organizator i Balkans Crypto 2025: “Shqipëria do të ketë përfitime të prekshme. E para, fusha e energjetikës, pasi ne humbnim 350 milionë euro energji; minimi do të thotë të përdorësh këtë energji që më pas do të përdoret për investime dhe jo derdhje. E dyta, këta të rinj që e duan teknologjinë mund të rrijnë, të edukohen dhe të prodhojnë këtu.”

Në Shqipëri ende nuk kemi një ligj që lejon përdorimin e kriptove, e pavarësisht kësaj, numri i portofolëve të investimit nga qytetarët shqiptarë përllogaritet të jetë afërsisht 100 mijë. Kjo do të thotë që në vendin tonë jo vetëm prodhohet, por kriptomonedha edhe përdoret.

4 Komente

  1. P
    Përdoruesi

    Po o janë 100 mijë shqiptarë ose ka në përdorim 100.000 euro??? Pa na sqaroni pak o gazetarë, se na bët lëmshshsh.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Ky me emrin Emir rekomandon Shqipërinë me mendimin që mund të vidhet më lehtë energjia elektrike! Nuk lanë eksperiment pa bërë në Shqipëri të huajt! Nxireni « non grata » si Berisha dhe jeni më të sigurtë!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Niku

        Fiks Niku!

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjergji

          Shqiptaret,jo pak por 100.ooo paskan kripto e a kohen se po "se nuk mbushin barkun me buk".Me nje llogaritje te thjeshte del se 20% e shqiptarve kan kripto(1kripto afesisht 110.000$) se cdo person qe ka kripto ka nje fsmilje prej 4 antaresh.Kam mendimin e jo vetem timin se ne Shqiperi ka shume para e eshte teper e pasur,por jane te "semure".Duhet terapi urgjente per sherimin e geneve te ankeses e mashtimit. .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje