Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në fushën e IA

23 Qershor 2025, 13:22Hi-Tech TEMA
Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh

Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, i cili, vetëm gjashtë muaj pas krijimit, ka siguruar një nga invenstimet fillestare më të mëdha në historinë e Silicon Valley – 2 miliardë dollarë, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në 10 miliardë.

Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për start-up-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, përmes një marrëveshjeje që e vlerëson kompaninë e krijuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe të mbajtur larg syrit të publikut, në 10 miliardë dollarë.

Marrëveshja, e mbyllur së fundmi sipas disa personave të njohur me transaksionin, përfaqëson një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar (“seed”) në historinë e Silicon Valley.

Thinking Machines, me bazë në San Francisko, nuk ka zbuluar ende se çfarë po zhvillon, duke u mbështetur në emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorët, sipas burimeve të afërta me fushatën e financimit.

Ky financim tregon interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve për inteligjencën artificiale dhe besimin e tyre në vizionin e themeluesve me profil të lartë, që konkurrojnë me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta.

Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator, pasi kishte drejtuar zhvillimin e produkteve si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe modalitetit zanor. Më parë, ajo ka qenë menaxhere e lartë produkti në Tesla, ku ka punuar për Model X.

Sipas disa burimeve, ajo ishte një ndër drejtueset që kishte ngritur shqetësime për lidershipin e Sam Altman-it para përpjekjes së dështuar të bordit për ta shkarkuar atë në nëntor 2023. Për një kohë të shkurtër, Murati u emërua drejtore e përkohshme ekzekutive, përpara se Altman të rikthehej shpejt në detyrë.

Thinking Machines ka rekrutuar gjithashtu disa ish-punonjës të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman, dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.

“Ka një grup shumë të kufizuar themeluesish dhe njerëz jashtëzakonisht të zgjuar,” tha një investitor. “Ekipi që Murati ka mbledhur është jashtëzakonisht bindës.”

Megjithatë, informacioni për atë çfarë po zhvillon kompania mbetet minimal. Në shkurt, ajo deklaroi se synon të bëjë “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, të personalizueshme dhe në përgjithësi më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për shkak të natyrës shumë të fshehtë të projektit, disa fonde që Murati i kishte kontaktuar nuk pranuan të investojnë. Njëri prej tyre tha se prezantimi i Muratit nuk përmbante asnjë informacion konkret mbi një produkt ose plan financiar.

Një tjetër person tha se Thinking Machines po punon në zhvillimin e “inteligjencës së përgjithshme artificiale”, një koncept hipotetik në të cilin kompjuterët arrijnë nivele inteligjence të barabarta ose më të larta se ato njerëzore. Megjithatë, sipas tij, aktualisht grupi është ende në fazën e ndërtimit të strategjisë.

Pas këtij raundi financimi, Murati do të ketë të drejtën e votës në bord, që i jep epërsi absolute ndaj të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i garantuar asaj fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm në kompani, sipas personave të njohur me marrëveshjen. Struktura e votimit është raportuar për herë të parë nga The Information.

Mungesa e një produkti konkret nuk ka penguar gjithashtu investitorët të mbështesin edhe bashkëthemeluesin tjetër të OpenAI, Ilya Sutskever, i cili në prill grumbulloi 2 miliardë dollarë për start-up-in e tij “Safe Superintelligence”, me një vlerësim 32 miliardë dollarë.

Qeveria shqiptare kontribuoi me 10 mln euro

Qeveria shqiptare ka hynë me një kontrobust modest në start-up e sipërmarres me origjinë shqiptare, Mira Murati. Në fillim të muajit qershor, qeveria ndryshoi buxhetin 2025, për të mundësuar alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij në në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku po prezantohej ndryshimi Ministri i financave, Petrit Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje)./ Monitor/

13 Komente

  1. S
    Sandri

    Prodhojne Kosovaret keshtu figurash? Vetem striptiste qe ngjajne si burra (tip Dua Lipa) dhe gomere qe vrapojne pas topit prodhojne ata

    Përgjigjjuni
    1. C
      Copë mishi me dy sy

      Motrën ku ta kesh, o pleh. Çfarë mutin do ti me kosovarët. Dhe Dua Lipës t'i pish shurrën ore hiçkërrkush. Mos i pështy hënës se të bie surratit. U bë bytha jote të merret me kosovarët dhe Duan Lipën. Shihu në pasqyrë njëherë, o debil

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sandri

        Ore une i shemtuar jam po kjo s ndryshon faktin qe Dua Lipa ngjan si burre.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denisa

          Dhe ty o pallosh motren ku ta kesh se je nje cope muti!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Trigonometria

          Po dhe Mira Murati nuk eshte ndonje gjeni por nje punonjese e zakonshme por qe po mashtron ca njerez duke u mare para por askush nuk e di se cfare do prodhoje. Ndoshta nje mut Vlore!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sandri

            Hahaha sa inat i keni Shqiptaret ju Kosovaret.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ku e gjete, o rak-u me syze?!

              Ku e pe ti që ishte kosovar?! E pastaj?! Apo ashtu të thotë ai truri që të ka zënë myk?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sandri

                Sepse vetem Koqevaret shajne Vloren. Edhe ti plehre Kosove je sipas gjasave. Shaj sa te duash po se shpejti do ta rregulloj qefin mire Serbia.

                Përgjigjjuni
        3. D
          DaddyCooL

          E keqa e shqiptarit vjen mes veti ,e ka thënë mirë këtë Gjergj At Fishta !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rita

            Beje KoqevariCool nicknamin ti :)))

            Përgjigjjuni
          2. R
            Realisti

            Lexoj komentet e mësipërme dhe shikoj si shqiptarët shajnë shqiptarët. Mira dhe Dua janë ikona në fushat e tyre dhe thjesht na nderojnë të gjithëve. Ndërkohë ju gjeni kohë të fyeni e të shani... Pa bukës!!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sandri

              Faleminderit qe u mundove te shkruash por te sugjeroj te shkruash ne Kosove jo ketu sepse s te kupton njeri ca shkruan. Njera shkencetare tjetra kurv transeksuale ti ben krahasimin.

              Përgjigjjuni
              1. p
                po ti?!

                Dhe ti një mut i madh.

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje