Inteligjenca Artificiale mbërrin në televizion, prezantueset zëvendësohen nga “vajza teknologjike”

22 Mars 2024, 14:52Hi-Tech TEMA

Inteligjenca Artificiale mbërrin në televizion, prezantueset

Gjithnjë e më shumë flitet për inteligjencën artificiale (AI). Pas gjenerimit të imazheve, teksteve, bisedave dhe madje edhe imazheve, inteligjenca artificiale ka mbërritur edhe në televizion.

Kësaj radhe prezantueset klasike do të zëvendësohen nga Alba Renai, prezantuesja e parë spanjolle e krijuar nga AI.

Alba Renai prezanton një segment të programit “Survivors”, një ‘reality show’ spanjoll i nisur më 14 mars në kanalin Telecinco.

Veç televizionit, prezantuesja virtuale merr përsipër edhe rrjetet sociale, ku është tejet e njohur dhe merr pjesë në disa intervista, madje duke ndarë përvoja dhe dëshira personale.

E krijuar nga kompania e komunikimit Mediaset, Alba është një influencuese e re 24-vjeçare , e lindur në shtator 2023.

Në botën dixhitale, ajo tashmë është një fytyrë e njohur. Në Instagram ajo ka një audiencë prej më shumë se shtatë mijë ndjekës dhe në Tik Tok ka rreth 14 mijë fansa.

Sipas Wired, inteligjenca artificiale e përdorur për projektin mund të krijojë animacione realiste, së bashku me një zë ekspresiv dhe njerëzor.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të reality show-t, përgjegjësit besojnë se ky “është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e argëtimit tradicional dhe formave të reja të komunikimit dixhital, të udhëhequr nga inteligjenca artificiale”.

Lini një Përgjigje