Ju flet “Tokyo Tirana”! AI në televizionet shqiptare, nis nga Euronews Albania

2 Tetor 2023, 14:04Hi-Tech TEMA

Ju flet “Tokyo Tirana”! AI në televizionet shqiptare, nis nga

Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale do të flasë shqip në Euronews Albania.

Një spikere virtuale, e cila është bëra së fundmi, pjesë e ekipit të Euronews, ka zënë tashmë vendin e saj në tryezën e studios kryesore, nga ku trasmetohen lajmet e fundit, të çdo dite. 

“Përshëndetje, unë jam Tokyo Tirana. Ju ftoj të ndiqni lajmet kryesore në Euronews Albania”- kështu e nis edicionin e saj të parë të lajmeve, spikerja më inovative e ekraneve televizive në Shqipëri.

“Tokyo Tirana” shfaqet e veshur me xhaketë të zezë, flokët e kapura dhe e grimuar bukur, teksa përcjell çdo informacion, me një saktësi të jashtëzakonshme, pa pasur aspak nevojë për letër apo edhe për promter. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Euronews Albania ka sjellë kështu risinë më të fundit në ekranin e saj, duke ndjekur hapat e gjigantëve të tjerë botërorë mediatik, të cilët kanë përfshirë Inteligjencën Artificiale, në botën e lajmit.

Me këtë hap inovativ, Euronews Albania synon të afrojë dhe të informojë në kohë reale, sipas gjuhës që e kërkon koha, audiencën, e cila çdo ditë po njihet e po entusiazmohet me përfitimet e inteligjencës artificiale.

 “Tokyo Tirana”, spikerja virtuale është vetëm fillimi. Euronews Albania do të jetë gjithmonë një hap para me aplikimin e inovacioneve teknologjike, në Shqipëri. 

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Edhe nje 'fake' me shum!!!

    Lini një Përgjigje