ONE Albania lançon ONE tv; risia teknologjike e argëtimit!

13 Tetor 2023, 16:14Hi-Tech TEMA

ONE Albania lançon ONE tv; risia teknologjike e argëtimit!

ONE Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në Shqipëri ka prezantuar një transformim novator për platformën e tij të mirënjohur, ONE TV.Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm që modernizon përvojën televizive.

Platforma e re ONE TV është krijuar për t'u ofruar shikuesve një përvojë televizive superiore dhe unike, me një gamë të gjerë funksionesh dhe përmbajtjesh që i përshtaten çdo anëtari të familjes.

“ONE TV do të transformojë përvojën tradicionale televizive në një medium dinamik dhe të ndërlidhur. Kjo eksperiencë nuk ka të bëjë më vetëm me konsumin e kontentit televiziv; porka të bëjë me përjetimin e saj, ndërveprimin dhe përshtatjen me preferencat e stilin e jetës suaj.” - tha Brano Djurovic, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania, gjatë eventit prezantues të ONE TV.

ONE TV ka kaluar nga shërbimi IPTV në një platformë të avancuar hibride OTT/IPTV, të mundësuar nga set-top boxes AndroidTV, duke sjellë një grup krejtësisht të ri funksionesh.

Shpërndarja efikase e përmbajtjes kombinon mënyrat e transmetimit për një ose disa pajisje, të dedikuara për personalizim sa më të mirë. Përdoruesit mund të shijojnë eksperiencën televizive në tre ekrane me aplikacionin ONETV, të personalizojnë përvojën e tyre me Android TV Box dhe të jenë të sigurt përmes filtrit të kontrollit prindëror.

ONE Albania, krijuar pas bashkimit të dy gjigandëve të telekomunikacionit po forcon prezencën e saj si në rrjetin celular ashtu edhe atë fiks.

“Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve  të njëjta me vendet e Europës Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuarme investime të tjera në fibra. Një Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave.“ – shtoi Brano Djurovic, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania.

Përmirësimi revolucionar i platformës ONE TV të ONE Albania është një tregues i  përkushtimit të kompanisë për ofrimin e zgjidhjeve të fundit dhe përmirësimin e stilit të jetesës së abonentëve të saj.

1 Komente

  1. K
    K O R C A

    Per rrjetin celular nuk mund te them dje , se nuk kam dijeni , poooor per rrjetin fiks jam kunder reklamimit qe i behet kesaj kompanie fantazme . Qyshse Albtelekomi u shkri me nje kompani hungareze dhe formuan ONEALBANIA , une kam pasur lidhje telefonike fikse ne shtepi vetem nja 2 - 3 jave . Jam ankuar shume e shume here ne degen e kesaj kompanie qe ka ne qytetin e Korces dhe me kane injoruar totalisht . As denjojne te me pergjigjen . Punonjeset e deges ne Korce me thone se eshte nje problem teknik qe nuk po e zgjidhin dot ata te Tiranes ku eshte qendra e kompanise dhe gjendja vazhdon e njejte . Nuk di se ku te ankohem me tej per te ma zgjidhur probl;emin , ndonse pagesen e kam bere rregullisht per cdo muaj . Te pakten mos na acaroni nervat me keto mburrje e reklama te kota .

    Lini një Përgjigje