
Cristiano Ronaldo vazhdon të korrë sukses jo vetëm në futboll, por edhe jashtë tij. Portugezi është absolutisht mbreti i rrjeteve sociale, madje duke u kthyer në personin më me ndikim në Instagram, duke lënë pas rivalin e përjetshëm, Lionel Messi.
Sipas një studimi të fundit janë përllogaritur dhe fitimet e këtyre futbollsitëve nëpërmjet postimeve në llogaritë e tyre.
Ronaldo ka regjistruar një rritje me 48% duke shkuar në 481 milionë ndjekës. Sipas përllogaritjeve portugezi fiton plot 3 milionë paundë për çdo postim të bërë.
Pas tij vjen Lionel Messi me 360 milionë ndjekës, ku profili i tij ka pësuar një rritje të ndjekësve me 38% përgjatë 12 muajve. Argjentinasi i PSG fiton 2 milionë paundë për çdo postim. Podiumi vijon me Neymar, Mbappe dhe Vinicius Junior.
Pavarësisht se Benzema ka më tepër ndjekës se braziliani, sërish ky i fundit fiton 170 mijë paundë më tepër për çdo postim.
Dhjetëshja përmbyllet me Dybala, Kante, Pogba dhe Ramos.
CR(Y)7 po shkon gjurmeve te David Beckham.