Shitet në ankand iPhone i 2007, ja shifra marramendëse

22 Shkurt 2023, 21:50Hi-Tech TEMA

Shitet në ankand iPhone i 2007, ja shifra marramendëse

Një iPhone i gjeneratës së parë, i vitit 2007, u shit për më shumë se 63 mijë dollarë në një ankand online, mbi 100 herë më shumë se kostoja e tij fillestare.

Në vitin 2007, iPhone kushtonte 599 dollarë.

Telefoni kishte ekran 3.5 inç, kamera 2 megapiksel, memorie 4 GB dhe 8 GB, internet dhe iTunes. Ai nuk kishte App Store dhe funksiononte në një rrjet 2G .

Oferta për këtë telefon nisi në internet, në fillim të këtij muaji, me 2 500 dollarë.

Në total, pati 27 oferta për të.

Shtëpia e Ankandit tha se 10 blerës konkurruan për iPhone dhe fituesi ishte një qytetar nga SHBA.

Një tjetër iPhone i gjeneratës së parë, u shit për mbi 39 mijë dollarë në ankand në tetor.

Lini një Përgjigje