
“Starlink”, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, përfshin edhe Shqipërinë në hartën e saj të ofrimit të shërbimit të internetit me valë satelitore. Përfshirjen e Shqipërisë e bëri të ditur vetë Mask përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin X, po në pronësi të tij.
Shërbimi ofrohet përmes pajisjeve satelitare që përthithin më shpejt valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të pozicionuar në orbitën e ulët të tokës në një lartësi deri 500 kilometra mbi sipërfaqe, në dallim nga satelitët tradicionalë të komunikimit që vendosen në një lartësi mbi 35 mijë kilometra.
I favorshëm, ky shërbim është veçaërisht për banorët që jetojnë jashtë qyteteve, ku interneti kabllor është i vështirë për t’u lidhur. Cilësia që ofrohet nga Starlink është shpesh herë me e lartë dhe më e shpejtë se ajo e kabllorëve. Abonimet mund të kryen përmes faqes zyrtare të internetit. Për Tiranën, pagesa mujore është 6 500, por duhet blerë antena satelitore që dërgohet nga Shtetet e Bashkuara që kushton 42 500 Lekë.
Mbi 70 vende të botës mbulohen aktualisht me shërbim, ndërsa në Ballkan në listën e pritjes janë Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova.
Eee tr gëzofsha , lartë e më lartë sa ti dali shpirti nga bytha sali mutit..!!
Nese cmimet jane me leke te vjetra ja vlen ta blesh antenen dhe te abonohesh, nese cmimet jane me leke te reja nuk ja vlen se eshte shtrojne. Prandaj o gazetar na e shqaro pak çmimin, jane me leke te vjetra apo me te reja.
Çmimi eshte me vleren e lekut ashtu siç eshte. Nuk ka te ri apo te vjeter. Vetem idiotet flasin akoma me kete term (i ri apo i vjeter). Merr nje kartemonedhe dhe lexo se çfare shifre eshte aty. Nese do qe te jesh me sigurte futu tek faqja e firmes dhe shiko çmimin.