Ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe deziformimi, kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkesë Nikollës: Të krijohet një Komision i Posaçëm Parlamentar

28 Mars 2024, 18:30Hi-Tech TEMA
Ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe deziformimi, kreu i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi me anë të një deklarate ka bërë me dije se grupi ka vendosur t’i paraqesë  një kërkesë Kryeparlamentares, Lindita Nikolla për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Çuçi shton se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

Deklarata e plotë:

Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”,

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile.

2 Komente

  1. Z
    Zaza

    A ju jeni kot. Po saliu cdo nate te rruga elpidha e ben me keq se aq Beleris milloshevic 21 janari gerdeci mediu e zeni tallen me viktimat.

    1. R
      Real

      Eshte nje perpjekje e ripjelljes per te mbrojtur politikat kriminale te saje dhe askush mos ti kundershtoje, dhe te kene mbrojtje nga parlamenti. Ky eshte nje pushtet kriminal deri palce.

      Lini një Përgjigje