''1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani'', policia angleze e alarmuar

3 Dhjetor 2023, 09:35Kronika TEMA
''1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të

Policia angleze thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britani.

Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur, raporton Daily Mail.


Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.


Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

Një burim i brendshëm tha: ‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt.

Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.’

Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’.

 

2 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Po bosin e SHIK e llogarisni tek keta shqiptare ? Turp per ju. Mos ndoshta duhet te kthehemi ne regjimin ku shqiptaret nuk e kalonin kufirin ? Nuk jame vetem shqiptaret ata qe ju sjellin probleme. Shtepit e barit i shpiket ju. Kerkojeni problemin tek vetja.

    1. 1
      100%SpotOn

      ..koke sapllakaja e librazhdit....do ti kapi qe ti rrjepi nga pronat, e ti vjelin mire...nje menyre tjeter pasurimi per shtetin mafjoz shqiptar....nderkohe, kokesapllakja vete me bosin e vet lajne bythen me shampanje.....

      Lini një Përgjigje