A fshihet Ervis Martinaj pas atentatit në ‘Don Bosko’? Ja si përgjigjet Dumani

31 Mars 2023, 13:10Kronika TEMA

A fshihet Ervis Martinaj pas atentatit në ‘Don Bosko’? Ja si

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me gazetarët ku u pyet për disa nga dosjet më të nxehta që aktualisht ka në dorë SPAK.

I pyetur lidhur me çështjen e Ervis Martinajt dhe nëse ka lidhje mes këtij të fundit dhe ngjarjes së rëndë në ‘Don Bosko’ pak kohë më parë, Dumani u shpreh se SPAK ka pistat e veta rreth kësaj çështjeje dhe po heton.


“Çfarë bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.

Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështjeje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, tha Dumani.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Prokuror sharlatan kur nuk ke cfare tu thuash gazetareve atehere perse del ne konference shypi? Justfikoni rrogen qe merrni legena !

    1. B
      Berti

      O DUMAN O BERISHIAN, Kur do te arrestoni qofte dhe nje te vetem djathtas pasi nga ata ka dosje me krime montruoze .Deri tani bilanci i arrestimeve tuaja eshte 10 nga e majta dhe 0 nga e djathta !

      1. J
        Jari

        O Duman gjumashi, Lokalin që ishte Lloton te 5 Maji në TR, që i mori forcërisht Dane Rukaj e ka hapur përsëri Lloto u bë një muaj që ka vendosur kompjuterat që luajnë njerëzit me 7, e kuqe e zezë, kati i parë Lloto, kati i dytë jeton Tezja e Visit me ca kalamanjë që pijnë e shpërndajnë drogë, ka edhe një dhomë të fshehtë nga mbrapa që mund të jetë edhe Agai brënda se natë për natë makina nga më llukzohet ke përpara Lokalit, aty afër Lokalit banon edhe Vjerri i Vis Martinaj. Policia rri, flë, shërbimet e tjera po janë e vazhdojnë të jenë në gjumë.

        Lini një Përgjigje