Shqiptari godet me thikë gruan në Itali, 56 vjeçarja telefonoi të birin para se ta vriste: Babi po më vret

31 Mars 2023, 10:31Kronika TEMA

Shqiptari godet me thikë gruan në Itali, 56 vjeçarja telefonoi

Një grua 56 vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci. 62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon.

“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg.

4 Komente

  1. c
    c'beni keshtu mor Kafshe !!!!!!!!!!!!!!!

    E pabesushme gjith ky Terbim brenda ktyre "njerezve" . U preht ne Paqe e shkreta . Ngushellime Familjareve ...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rezi

      E pashë dje në lajmet e mbrëmjes tek Rai Uno, u trishtova se sapo kisha dëgjuar edhe diku në Shqipëri kishte ndodhur e njëjta gjë. Ajo që më brengosi më shumë ishte se gruaja punonte, burri pa punë. Ajo mbante familjen, ai bënte sehir, u shkatërrua gjithshka, la fëmijët pa nënë, kan shkuar për të ardhme më të mirë, por babai parazit nuk i la të ndjekin ëndrrën. Duhej të thërriste policinë që në fillim, mbase do kish patur mundësi të jetonte. Dhimbje për jetë të humbura kot.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një flliqen

        Xhaferi me mentalitet primitiv, barabar, Turko Otomane.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Era

          O zot si u shkatrrun shqiptarët,paskemi qenë njerzit më barbar.Në moshën më të bukur,fëmijët i ke rritur,njëfar mirëqënie ke krijuar ngrihet burri vret gruan. U kalbsh në burg.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje