“Ça u bë, u bë”, lihet në burg 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër, çfarë deklaroi në sallën e gjyqit

28 Gusht 2022, 10:31Kronika TEMA

“Ça u bë, u bë”, lihet në burg

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit "arrest me burg" për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj që vrau dy ditë më parë babanë e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër.

Edhe në sallën e gjyqit 37-vjeçari qe vrau babanë e tij nuk ka shfaqur pendesë por është shprehur para trupit gjykues me fjalët : “Çfarë u bë, u bë”! Edhe me herët ne prani te policisë dhe grupit hetimor autori ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e ngjarjes.

Gjate marrjes ne pyetje nga eksperte te policisë , Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak i vrasjes ka qenë një grindje babe e bir. 73 vjecari i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrinte se nuk kishte me çfarë ta ushqente . Grindja ka ndodhur nr korridorin e shtëpisë.

Në grindje e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend. 37 vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    E ka parë i biri që ha bukën kot plaku, ndaj i ka dhënë drejtim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje